Ministri për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiç, ka deklaruar sot se pezullimi i marrëveshjes për Asociacionin e Komunave serbe (AKS) nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, është përpjekje e shqiptarëve për të shtyrë implementimin e saj.
Jevtiç ka rikujtuar se garantues për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit është bashkësia ndërkombëtare nga e cila pret të reagojë.
“Mbi të gjitha, këtu bëhet fjalë për besimin që po mundohemi ta ndërtojmë tash e disa vite, për temat për të cilat jemi dakorduar duhen të zbatohen dhe më duket se këtu, para se gjithash, bëhet fjalë për shtyrjen e zbatimit të marrëveshjes për formimin Asociacionit të komunave serbe, marrëveshje kjo më e rëndësishmja për popullin serb në Kosovë”, tha Jevtiç.

ZAJEDNICA NUK KALON
PERPARA VETEVENDOSJE
KOSOVA ESHTE SHQIPERI.
QE DO TE THOTE : BE-ja ,TE LEJOJE KALIN SERB TE TROJES,TE RRIJE I QETE NE MES TE KOSOVES . PRA , SERBET “NUK” KERKOJNE NDONJE GJE TE MADHE .