Donis Avdijaj pritet të rikthehet në Bundesliga. Sulmuesi i talentuar me origjinë Kosovare aktualisht aktivizohet në radhët e Sturm Graz. 19-vjeçari u huazua te klubi Austriak më 13 Janar të vitit 2015 nga Schalke 04, për 18 muaj.
Por duke parë paraqitjet e mira që po zhvillon Avdijaj, Blutë Mbretëror kërkojnë kthimin e tij që në merkaton e Janarit. Sulmuesi në 12 ndeshje me Sturm Graz ka realizuar 2 gola.
