Horoskopi, 12 nentor 2015

anazapta

Dashi

Kërkoni ndihmën e dikujt që njihni e që mund t’ju këshillojë se si të reagoni për t’iu shmangur një situate që nuk ju lë të qetë. Simpatia dhe respekti qe keni për dikë mund t’ju zbehen papritur.

 

Demi

Sektori më i paqartë, është ai i parave: mos jepni para askujt dhe kujdes me shpenzimet. Një marrëveshje brenda çiftit mund të arrihet vetëm nëse palët tregohen tolerantë ndaj njëri tjetrit.

 

Binjakët

Më Hënën në shenjë ndiheni më euforikë, plot me energji dhe në formë të shkëlqyer. Kujdes ama mos u hidhni në investime të tipit aventurë. Guximi nuk duhet t’i kalojë caqet.

 

Gaforrja

Përpiquni të jeni me sistematikë e të programoni më mirë ditën tuaj, për të evituar kësisoj të bini në konfuzion. Evitoni kontaktet me njerëz me të cilët nuk keni asgjë të përbashkët.

 

Luani

Pritet një ditë plot intensitet, por edhe do të  mund të kënaqeni duke shkëmbyer ide dhe të njihni njerëz shumë interesantë. Ndërsa në dashuri, jeni në harmoni  të përkryer me partnerin.

 

Virgjëresha

Hëna në kundërshtim me Merkurin shenjën tuaj mund të rrisë në maksimum sensibilitetin tuaj. Do të jeni shumë kritikë e për këtë arsye do të irritoheni për çdo parregullsi.

 

 

Peshorja

Është Hëna që pikërisht në një pozicion të favorshëm bën të rigjeni humorin dhe ironinë, përveç shkëputjes pak elegante dhe atë tërheqje të veçantë që çlironi në momentet më të bukura.

 

Akrepi

Nëse ndiheni jo edhe aq të motivuar dhe disi të pasigurt përsa i përket çështjeve praktike, blerjeve apo qarkullimit të parave, është mirë që këto vendime t’ua lini familjarëve ose partnerit.

 

Shigjetari

Pritet një ditë e lodhshme, por do të ndiheni mirë dhe në harmoni të përkryer me ambientin që ju rrethon. Kjo dite sjell në fakt siguri dhe stabilitet në jetën afektive dhe në marrëdhëniet në dashuri.

 

 

Bricjapi

Mërkuri duket se sot është ylli juaj i mirë që sjell një ditë gëzueshme, të këndshme dhe shumë frenetike nën profilin sentimental, si për ata që janë single ashtu edhe për çiftet e lumtur.

 

Ujori

Me Hënën tek binjakët mund të ndryshoni pak sferën sentimentale por jo atë që ka të bëjë me aktivitetin. Ndoshta ka ardhur momenti të hidhni sytë te dikush që e keni lënë pas dore.

 

 

Peshqit

Kjo ditë për shkak të uranit në shenjë do sjellë një lloj plogështie që shkon ndoshta deri në apati, sidomos në pjesën e parë të saj. Ndërsa me partnerin marrëveshja do të jetë e shkëlqyer.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *