Është hapur një debat i befasishëm që nga dita e djeshme, lidhur me një iniciativë, mesa duket, të kryeministrit, për “kriminalizimin e shpifjes ndaj zyrtarëve të lartë”, thënë ndryshe, dënimi me burg për ata që shpifin publikisht.
I befasishëm ky hap i çuditshëm, kur vetë Rama dha miratimin tre vjet në parë si kryetar i opozitës që të bashkoheshin votat me PD-në për ta dekriminalizuar shpifjen.
Ky ashpërsim i qëndrimit qeveritar ndaj medias (me kë ta ketë tjetër kryeministri?!) vjen në vazhdën e një nervozizmi të shprehur të Ramës ditët e fundit në këtë drejtim.
Është një hap i gabuar.
A dëmtohet media dhe gazetarët nga ky ashpërsim ligjor i tentuar? Për disa, një gazetari i bën nder ta çosh në burg për shpifje, çfarëdo të nënkuptojë kjo; sepse raste të ngjashme në të kaluarën kanë treguar se të dëmtuarit kanë bërë karrierë e çfarë karriere… Sado “cinik” si arsyetim, logjika qëndron. Dhe rastet janë konkrete.
Sipas të tjerëve, ky hap synon më tepër autocensurën e njerëzve të shtypit, e cila edhe kështu është tejet e pranishme mes gazetarëve shqiptarë.
Në parim, të gjithë aktorët e këtij sektori që kanë reaguar, bien dakord me këtë arsyetim. Nëse për eksponentë të caktuar të shtypit, kjo është ftesë e mirëseardhur për t’i thënë “burgut hapu”, shumica e gazetarëve padyshim që do frenohen në punën e tyre.
Dikush mund të thotë se “ata që punojnë ndershmërisht dhe nuk merren me shpifje, nuk ka pse të tremben”. Por kjo nuk është kaq e thjeshtë: A do quhet shpifje një analizë kritike? Pasqyrimi i një akuze? Ekspozimi i një pasurimi të padrejtë që me letra mund të figurojë si pronë dikujt tjetër?…
Ilustrimet mund të vijonin pafund. Por shpifja si e tillë, e drejtpërdrejtë, puro, e paskrupullt, e pangrënshme, nuk ka ardhur nga mediat, por nga vetë politikanët për njëri-tjetrin dhe për popullin…
Dhe më e “bukura” është se po ato gjykata e gjykatës që kryeministri i ngre dhe i ul si të korruptuara (dhe të tilla janë), do japin verdiktin…
Pra, kush dëmtohet? I pari padyshim është kryeministri. Njeriu që dikur e çuan në buzë të varrit pikërisht sepse guxoi të shkruante kundër Berishës. E që sot e kësaj dite krenohet me cilësinë e publicistikës së tij të dikurshme; e njëjta krenari ndoshta, që e shtyn tinëzisht të shikojë me mospërfillje dhe ironi “prurjet e pastajme në media”. Por që njëherësh, manifestoi në mënyrë origjinale në Paris për lirinë e shtypit, me rastin e tragjedisë së “Charlie Hebdo”-së.
Sa për mediat, çështja është se shpifjet bien në sy me kilometra larg. Dhe shpifësit, më së pari i defaktorizon publiku, tregu. Në të njëjtën mënyrë siç rrezikshëm mund t’i faktorizojë burgu.
Prandaj pikëpyetja që mbetet pas kësaj iniciative është: Pse pikërisht tani? Me çfarë u nervozua, kur sherri më i madh “mediatik” i kohëve të fundit ishte brenda vetë “mediatikëve” në Lagunën Blu?
Në pritje për të kuptuar diçka më shumë ditët e ardhshme…

“SHPIFJET” E EDI RAMES SI AGJITACION-PROPAGANDA E ENVER HOXHES
Edi Rama mesaduket ka hedhur lekuren e deles dhe ka nxjerre ne pah QIMEN e ujkut te vjeter enverist te Partise se Punes nga ku e ka edhe prejardhjen familjare te trasheguar nga Spiro Koleka qe ndeshkoi dhenderin e tij per shpifje kur i kapi vajzen ne krevat me nje burre tjeter.
Por Edi Rama me pare se te denoje per shpifje oponentet e tij duhet te keshilloje ministrin e tij Saimir Tahiri qe te mbaje gjuhen komuniste brenda dhembeve dhe te mos akuzoje me Shelzen Berishen qe i ka fituar padite per shpifje ne gjykate me ndihmen e Saliut dhe te gjykatave te korruptuara shqyptare.
Por Edi Rama gjithashtu duhet te ndeshkoje per shpifje edhe Dritan Priftin qe e nxorri Like Floririn BYTHEJASHTE me videon famoze te tij dhe me leje te vete Edi Rames si Mbretin e Korrupsionit ne vendin tone, sepse Like Aleati i Rilindjes socialiste e fitoi gjyqin dhe doli i paster si ujet e Bjeshkeve dhe t’i kerkoje falje publikisht Likes se tij te Florinjte per BALTEN qe i ka hedhur deri tani.
Por Edi Rama me kete ligj stalinist duhet te gelltise seprapthi te gjitha GELBOQET qe ka hedhur Sali Berishes dhe Lulzim Bashes per vrasjet makaber ne Gerdec dhe 21 janar, per vjedhjet monstruoze te fondeve publike sidomos ne rrugen Durres-Kukes me dosje te hapur ne Prokurori dhe per vjedhjen kriminale te votave per Bashkine e Tiranes qe hodhi me parashtyte ne karriken e kryebashkiakut dudumin e Saliut Lulzim Bashen.
sepse o Edi Rama:
I PARI QE DUHET TE DENOHET PER SHPIFJE NGA LIGJI YT STALINIST JE TI VETE O EDI RAMA PO TE KEMI PARASYSH DISA NGA KETO QE RENDIMEM ME LARTE.
prandaj ne intelektualet properendimore qe u vrane dhe u masakruan nga regjimi barabar dhe gjakatar i Enver Hoxhes dhe Spiro Kolekes te themi o Edi Rama Enveristi:
MOS JE PREKUR QE OSBE-JA DHE MEDIA NXORREN NE PAH 200 MILIONE USD QE KE DEPOZITUAR NE EMER TE VELLAIT JASHTE SHTETIT?
*****Intelektual shurraqi ! Laje gojne zhgaravine, kur ze ne goje emrin e E.Hoxhes !..****