Janë shpallur si fitues të 50 lekëve edhe 3894 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 28 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare 13,065 lekë.
Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 6, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë. Konkretisht bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës.
Të gjithë telefonuesit që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre, janë shpallur fitues të 10 mijë lekëve.
Shorti i ditës së djeshme ka gëzuar me dhurata e çmime të mëdha me mijëra familje, të cilat i janë bashkuar lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare.
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave e ka shëtitur lojën telefonike në shumë qytete të vendit, duke zgjeruar edhe më tej larmishmërinë gjeografike të fituesve në Telebingo Shqiptare. Ganiu në qytetin e Kavajës, ishte i përzgjedhuri i parë që nëpërmjet lojës telefonike ka tentuar të gjejë se në cilin zarf fshihej makina “Volswagen Up”.
Por, me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuar, Ganiu është shpallur fitues i 20,000 lekëve. Më së miri fati i ka buzëqeshur edhe të përzgjedhurit të radhës në lojën telefonike.
Konkretisht bëhet fjalë për Albertin, i cili ka vijuar të luajë me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, nga ku është shpallur fitues i shumës prej 50,000 lekësh, si dhe 2 orëve të ofruara dhuratë nga mbështetësit financiarë të programit.
Më pas, përzgjedhja rastësore e kontrabiletave e ka ndalur lojën telefonike në kryeqytet, ku Ibrahimi është shpallur fitues i 40,000 lekëve. Ndërsa i përzgjedhuri i radhës ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin ku fshihej makina “Volswagen Up”, ka siguruar nga Telebingo shqiptare plot 50,000 lekë.
Një tjetër fituese, kësaj here në qytetin e Pogradecit ka vijuar të luajë me dhuratat dhe çmimet e Telebingo Shqiptare.
Me përzgjedhjen e bërë, Vera ka siguruar nga Telebingo 15,000 lekë, si dhe një tapet të ofruar nga mbështetësit financiarë të programit. I përzgjedhuri i fundit në lojën telefonike, Poli nw qytetin e Librazhdit duke përfituar edhe nga shansi “2 herë fat”, ka siguruar nga Telebingo plot 80,000 lekë.
Fitues të tjerë i janë bashkuar Telebingos edhe në shortin e goglave për çmimin e madh të javës që ka mbërritur në vlerën e 1,219,475 lekëve.
Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë çuar këtë çmim në qytetin e Shkodrës, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese e çmimit të madh. Gjithashtu janë shpallur si fitues të 50 lekëve 3894 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 28 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare 13,065 lekë.
Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 6, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë. Konkretisht bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës.
Të gjithë telefonuesit që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre, janë shpallur fitues të 10 mijë lekëve.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingo Shqiptare.

