Motoçikleta përplaset me mjetin e parkuar, vdes 52-vjeçari

Saimir Lleshi

Një person gjeti vdekjen në Shkodër, pasi motori me të cilin udhëtonte është përplasur me një automjet. Policia lokale bëri me dije se viktima është shtetasi Alesio Mhilli, 52-vjeç, banues në fshatin Vukaj.

Ai po udhëtonte me një motoçikletë në aksin rrugor Shkodër-Postribë, ndërsa është përplasur me një automjet tip ‘Ifa’ pa targa në vendin e quajtur Hoti i Ri Rrethina.

Policia sqaroi se mjeti ku u përplas viktima ishte i ndalur në rrugë. Pas ngjarjes, shtetasi Marjan Kunoraj, 34-vjeç, banues në fshatin Vukaj është larguar nga vendi i ngjarjes me mjetin e tij, por policia e ka arrestuar pak orë më vonë. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *