Takohen Mustafa e Kurti për koordinim të veprimeve opozitare

redaktor

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa me bashkëpunëtorë, ka pritur të hënën në selinë e LDK-së liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në këtë takim është biseduar lidhur me dialogun që po zhvillon Qeveria e Kosovës me Qeverinë e Serbisë, për zhvillimet e tjera politike në vend, si dhe për mundësinë e bashkërenditjes së veprimeve të subjekteve opozitare në Kuvendin e Kosovës lidhur me çështje të caktuara.

“Mustafa dhe Kurti paraqitën qëndrimet e subjekteve politike që drejtojnë lidhur me dialogun. Ata u pajtuan që grupet parlamentare të shikojnë mundësinë për të bashkëpunuar në Kuvendin e Kosovës në çështjet në të cilat këto dy subjekte kanë qëndrime të përafërta”, thuhet në një njoftim të LDK-së. /Zëri/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *