Plot 17 persona mes të cilëve edhe një shtetas nga Kosova u arrestuan në disa shtete të Bashkimit Evropian, pas një operacioni të përbashkët të koduar “JWEB”.
Operacioni është organizuar në Itali, Britani të Madhe, Norvegji dhe në Finlandë, ku të arrestuarit akuzohen për terrorizëm. Midis të arrestuarve është edhe shqiptari Eldin Hoxha (në foto).
Bashkë me të janë arrestuar në territorin italian dhe 6 personat të tjerë, Abdul Rahman Nauroz, Hama Mahmoud Kaml, Abdula Salih Ali, Hasan Saman Jalal, Mohamad Fatah Goran e Jamal Ibrahim.
Të gjithë këta akuzohen se po përgatisnin sulme terroriste dhe se kishin një faqe online ku bënin thirrje për akte të tilla. Mësohet se shqiptari Eldin Hoxha ka shkuar disa herë në Siri. /Dita/
