Një skaf i fuqishëm është bllokuar mbrëmjen e shkuar në grykëderdhjen e lumit Seman.
Policia kufitare bëri me dije se mjeti super i shpejtë i përket markës “Korbeli”, ndërsa operacioni u krye nga policia kufitare e Vlorës. Mësohet se janë ndaluar një shtetas shqiptar V.L 46-vjeç nga Vlora dhe një shtetas italian Giuseppe Lonoce, 34-vjeç.
“Dyshohet se do te trafikonin lende narkotike ne drejtim te Italise. Superskafi u sekuestrua ne cilesine e proves materiale”, thuhet në njoftimin e policisë së Vlorës. /Dita/
