Gjigandi i shitjeve në internet Alibaba ka përfituar nga miliona kinezë beqarë që dje festonin ditën e tyre dhe vetëm në 24 orë ka regjistruar shitje me një vlerë ekuivalente me GBP e Xhamajkës. Në ditën e Beqarëve, shitjet e Alibaba, më datë 11 nëntor, kanë arritur 91 miliardë juan (14 miliardë dollarë). Sipas kompanisë shifrat aktuale kapërcejnë me 60% ato të vitit të shkuar (9.3 miliardë dollarë).
Dita e Beqarëve është një festë relativisht e re në Kinë, festohet prej vetëm 6 vjetësh, por është shndërruar tashmë në eventin më të madh të blerjeve në Internet në botë. Blerjet që bëhen atë ditë kalojnë ato që bëjnë amerikanët gjatë të Premtes së Zezë (Black Friday), CyberMonday dhe Ditës së Falënderimeve së bashku.
Si lideri i blerjeve virtuale në vend, Alibaba është përgatitur për këtë event kaq domethënës me një sistem të veçantë uljesh çmimesh, aq sa miliona kinezë presin prej javësh këtë datë për të blerë artikujt e dëshiruar me çmime shumë të ulëta. /DITA

EDHE KY XHEK MA ESHTE PJESE E PIRAMIDES.
shan king