Larvat e korrupsionit

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Meqenëse sipas mendimit tim kjo gazetë është më e lexuara, besoj se dhe ministrat tanë duhet t’i hedhin një sy. Marr shkas nga publikimi në media të veprimeve korruptive në Drejtorinë Rajonale të Transportit Tiranë. Por të jeni i sigurt zoti ministër se veprime të tilla në drejtoritë rajonale të qarqeve ka dhe konkretisht në atë të Korçës. Shkojmë për të marrë një vërtetim konvertim leje për drejtim mjeti dhe punonjësi juaj sheh se çfarë i afrohet nën dorë. Një herë thotë se nuk i lëshojmë ne, pastaj: Ne i bëjmë, por do të vini ta merrni pas 3-4 orësh. Si përfundim duhet të shkojmë pas 3-4 ditësh. E them me keqardhje se këto shushunja jo vetëm na shtojnë hallet pa u hyrë gjemb në këmbë, por po s’u shkulën nga rrënjët do t’ju gllabërojnë ato një milion vota që morët në 2013-ën.

Share This Article
1 Comment
  • Ha ha ha. Po mendoni se lexojne ministra gazeta!
    Jo more vlla jo, ministrat nuk kane nge te merren me letrat tona dhe gazetat!
    Ato po”punojne” dite nate per te miren e popullit!
    Pse familja dhe femijt e ministrave nuk jane popull??!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *