Do të më lejohet të tregoj një ngjarje jo edhe aq të hershme, që ka lidhje me vitet e para të jetës pluraliste në Shqipëri. Dy miq të mi të gjimnazit, që ishin në kahun e kundërt të jetës sime politike, por që e kishim ruajtur ende miqësinë, si duket të zhgënjyer nga ajo që po ndodhte, (apo se kishin qenë idealistë në një vend të gabuar), më sollën një mbrëmje disa fakte nga kontrabanda e përmasave të mëdha që po bëhej në doganën e qytetit tonë. Ishte diçka krejt e re për jetën tonë politike, gjëra që nuk ishin dëgjuar më parë dhe që shumë shpejt do të merrnin një qytetari të pazakontë. Mjerisht.
Atë mbrëmje, ndërsa po flsinim nën hijen e oborrit të shtëpisë sime, rastisi dhe erdhi një mik i përbashkët, Ali Zaganjori, i cili, një ditë më pas, kur lexoi shkrimin e parë të ciklit tim, “Si mund të vësh pasuri me paratë e shtetit”, më tha shoqërisht se e dinte se ku kishte qenë burimi. Por ai është mik i mirë dhe e mbajti në vete.
Dy ditë më pas, kur sapo ishte botuar pjesa e dytë e këtij cikli, në mëngjezin e së nesërmes, zyra ime ishte shpartalluar. Gjithçka që kishte qenë aty ishte marrë me vete dhe ishte lënë një hapësirë vetëm me karriket e tavolinën e gjatë, dhe shënimi se morën atë që i takonte. Pra, faktet e mëpasme.
Nëse në fuqi do të ishte ligji që propozohet kësaj here nga shefi i qeverisë, dhe, palët do të kishin një ankesë për mua, me siguri gjykata, në mungesën e fakteve, çdo gjë timen do e quante shpifje. Kur nuk ishte e tillë.
Ligji i ri për shpifjen ka zgjuar debatin normal rreth asaj që është e drejta e një gazetari për të hulumtuar dhe së drejtës së lirisë së një qytetari për të mos u përbaltur. Ka zgjuar debatin mes qeverisë që kërkon përmes ligjit të disiplinojë median dhe dëshirës së medias të jetë e lirë deri në infinit.
Janë dy gjëra që duken se e përjashtojnë njëra tjetrën, por jo deri në pakufi. Në fakt, herë pas here, ato kanë edhe lidhje me njëra tjetrën.
Le të qetësohemi në revoltën dhe rebelimin tonë. Në tregun e skanimit dhe, më pak në tregun e ideve, media ka hedhur qindra e qindra akuza, ka denoncuar, ka revokuar, ka hulumtuar dhe shpesh herë ka nxjerë përfundimet e saj. Shpesh herë struktura mediale janë kthyer në kamzhikë qeveritarë ndaj personaliteteve shtetërore, ndaj njerëzve që i kanë kundërshtuar, por edhe ndaj simotrave të tyre. TV Klani, për shembull, e kishte, e ndoshta e ka edhe sot, halë në sy Top Channel, sidomos sa ishte ende në prirjen e tij marramendëse avangardiste Dritan Hoxha; pjesë të medias pro qeveritare iu vunë me gurë Tan Hoxhës, edhe kur ishte gjallë, por edhe në ditëvdekjen e tij; jo sepse kishin gjë të pandriçuar, por nga mëria mediale, që shpesh herë kishte dëshirën pasurore. Qeveria ishte kamzhiku i mediave, të cilat hodhën aq shumë baltë mbi njerëzit, deri në skajim. Ashtu si është i ditur fakti se botues të ndryshëm, në kohë të ndryshme, kanë qenë jo vetëm dishepujt, por edhe zëdhënësit e fuqishëm të shefave qeveritarë e presidencialë. Në zyrën e Berishës, në kohë të ndryshme, këto botues hynin e dilnin pa trokitur, kur ministrat prisnin në rradhë, dhe prej nga ajo zyrë lëshonin gjobat, pritnin faturat, rrëmbenin tenderat, bëheshin ndërtues dhe merrnin lejet e ndërtimit. E gjitha mbi një kriter: të ishin arma e mbushur e qeverisë kundër rivalëve të tyre politikë, të shkallmonin jetën e tyre private e familjare, të ngrinin një mal me akuza dhe pastaj, si ndodhte rëndom, të heshtnin.
Shpifja politike u bë armë mediale. Ndoshta jam në kundërvënie me kolegët e mi, por unë jam që kjo shpifje, sipas së drejtës së lirisë së secilit prej nesh, të dënohet.
Ndoshta jam i gabuar, por vetë fakti se në mediat tona, u hodhën pa asnjë përgjegjësi, aq shumë të pavërteta ose të vërteta të sakatuara, shpesh herë sajime politike, sa që sot niveli i besimit ndaj mediave ka rënë në ultësirat e saj historike. Hapja e të gjitha dyerve për të thënë çka të mundesh, na bën të pabesuar.
Ana tjetër e nenit për shpifjen është mbulimi që qeveria e sotme, e ndoshta edhe e nesërme, kërkon të heshtin zërat kritikë brenda medias, së shkruar apo vizive, duke harruar se kjo nuk është zgjidhja e duhur.
Nëse qeveria Berisha i hapi dyert shpifjes pa kufi në të gjitha anët, qeveria Rama, qofsha i gabuar, kërkon të mbyllë të gjitha shtigjet që të çojnë drejt së vërtetës. Mund të ishte pritur prej shumë kujt një projektligj i tillë, por kurrë nga shefi i sotëm i qeverisë, i cili dreqi e mori, duhet të kuptojë se media, arti, përgjithësisht mendimi i lirë, nuk është kupon tatimor, i cili duhet të mbahet në duar, për të treguar se je vërtet blerës.
Është e vërtetë se media perëndimore nuk është kaq e hapur ndaj së folurit pa doganë; por është po ashtu e vërtetë se, nëse njëri ndër artikujt që del rëndom në shtëpinë tonë, do të ishte në median e tyre, do të bëhej hulumtim i gjërë, do të ngriheshin grupe të veçanta me prokurorë e gjykatës, do të kishte trajtime serioze dhe në fund, si është krejt normale, do të kishte një qëndrim.
Në Shqipëri ndodh e kundërta; media hulumton, investigon, ngre shqetësime, drejtësia hesht. Hesht sepse është palë me krimin, me antishtetin e me antiligjin. Drejtësia shkon edhe më tej: tallet me atë që ke denoncuar; të thotë në mënyrën më cinike të mundshme; bëj denoncim në prokurori, sikur gazetari është hetuesi i tyre i jashtëm.
Nuk e di dhe as nuk dua ta marr me mend se ku e çoi mushka qeverinë kur hodhi idenë dhe nuk hodhi bashkë me këtë ide edhe vizionin e saj; perceptimin e saj për këtë nen ligjor, i cili, kështu si ishte hedhur të kujtonte nene famëkeqe të kohës së shkuar; por edhe drojën që kishin dikur pushtetarët nga fjala e lirë.
Është një ligj që nuk i bën nder qeverisë, që i bën dëm asaj, që mbyll shtigjet e bashkëjetesës mes dy pushteteve, dhe që në fund të fundit, nuk krijon atë që pritet, besueshmërinë e dyanshme.
Në fakt, në të gjitha kodet e nderit shpifja është gjëja më e dënueshme, më e dënueshme edhe se vrasja. Është paburrëri, është mjerim i njeriut që merr përsipër të jetë jo anonim.
Media nuk ka pse të harbohet nga mungesa e ligjit të shpifjes. Ka vetëm një të vërtetë, dhe kjo duhet të sillet ashtu si është, saktësisht, ndershmërisht.
Ndoshta do të ishte me vend që në vend të mbylljes, si një kujtesë për ne, gazetarët, të sillja një thënie të filozofit gjerman Friedrich Nietzsche: “Ndër ata që shkruajnë, dua vetëm atë që shkruan me gjakun e vet”.

Ndersa ti autor i keti artikulli te ma siperm i trembesh se vertetes.Dhe kur te cilsojne duke te vene gishtin ne plage tmerrohesh sepse nuk asht shpifje po e vertete.
Te gjithe ata qe shpifin ne menyre te qellimshme duhet te denohen ose me gjoba te forta ose me burgim. Perhapja e lajmeve te rreme duhet denuar. Denohet n ete gjithe boten demokratike. Qeveria duhet te marre nje ligj te ngjashem nga Europa.
E cfare deshe te thoje ti or gazetar? Se ke shkruar plot, po nuk merret vesh ku e ke futur lepurin. Apo thjesht deshe te vije ne dukje qe njezet vjet perpara, per cfaredo qe ke shkruar, t’i paten vjedhur faktet?
Shkrim pa koke e pa kembe. I kujtoj autorit se dje u shpernda ne internet nje shenim i Rames i cili kerkonte falje per keqkuptimin. Keqkuptimi konsiston ne faktin se projektligji i kushtohet vetem shpifjeve ne parlament. Sikur te ishte nje ligj i tille, Shqiperia s’do ishte kthyer ne nje tymnaje banditeske, ku sejcili deputet, shpif per sejcilin koleg. Ju kujtoj zoti Islami se banda e Berishes nuk kerkoi falje as atehere kur e shkrepi mbi njerez. Nje gazetar serjoz qe e do c’eshte gazetaria e vertete, s’kish pse te trembej nga ky ligj, mungesa e te cilit percudnoi gjithe vendin. Megjithate duhet kuptuar se ne vendin tone s’ka mbetur gje pa u perdhosur.
Pena top o Bedri Islami ,tu gezofte zemra e tu rritte nami.
Z.Bedri,I sakt mesazhi juaj.Duhet thene se Rama qe diten e pare te qeverisjes se tij eshte baltosur nga SB deri aty sa ne nje meting ne Shkoder duke patur Jozin ne krah tha.” Ai-Rama eshte i tredhur..”E ç’nuk ka thene per te..Dhe prekuroria ka heshtur.Une si qytetar më me kulture se SB-shpellari mendova se po te ma kishte thene mua kete EPITET, edhe nje dhemp qe me ka ngelur ne goje nga pleqeria do ta linja ne lekuren e SB pa bere trimin si AVNI RUSTEMI.Por Rama nuk mund ta bente kete,ai mendon se ligji i shpifjes duhet ven ne efiçence per SB dhe Berishizmin ne teresi.Politikan mjeran si SB dhe disa medjave pro tij nuk u mbyllet goja duke shpifur saqe populli eshte i çoroditur tej mase,ndaj po merr rrugen e arratise dhe jo se eshte pa pune,se pa pune ka qene edhe ne kohen e SB,por Rama nuk po harrin te beje DREJTESIN per denimin e SB e soisezet e tij.! Si duket po e pengon Like Floriri e keqa Nr.2 e ketij vendi..!
KA NJE DALLIM TE MADH MIDIS “..SHPIFJES..” DHE TE VERTETES. E para duhet denuar ligjerisht ndersa e dyta duhet thene ME ZE TE LARTE.
Per mendimin tim shpifja duhet te denohet sidomos per deputetet ( dopio denim )
Ne kohen e merhumit deshmia e rreme u denonte me 6 muaj burg
Ata qe jane kunder denimit te shpifjes, pra shpifjes zoti Islami, dhe jo te vertetes, kerkojne nje anarki te plote, shpifja per mua te con ne anarki.
Shikoni n e cfare gjendje eshte Shqiperia dhe populli i saj, duke degjuar lloj lloj mendimesh e debatesh, qe ne shumicen e tyre jane te paverteta, pra shpifje, qe thuhen qe nga Parlamenti,gazetat e televizionet. Pra Shqiperia eshte ne nje anarki te plote, e cila eshte e veshtire te ndreqet pasi mbrohet nga “politikanet” qe ore e cast shpifin per njeri- tjetrin, po ashtu dhe nga “media”, pra jane kjo kategori qe kane frike nga denimi i shpifjes me ligj.
Motoja shpif-shpif se dicka do te ngelet, ka kaluar ne “cdo gje merret si e vertete”, dhe sa te qartesohet shpifja e pare, kane dale te t jera me te cilat duhet te merret populli budalla.
Ata te huaj ,kryesisht europiane,qe na keshillojne ta heqim denimin per shpifje,duhen debuar nga shqiperia si te padeshiruar.
Shpifni sa me shume qe te mos besohet e verteta .
Sali Berisha
Te hedhim balte tek te gjithe qe askush te mos dije kush eshte i piset vertet.Kjo eshte shpifja ne kete vend.Te gjithe te koruptuar te gjithe hajdute, te gjithe te ndotur.