Ndërsa parakalonte në rrugët e qytetit të Lezhës, kryeministri Edi Rama nuk i ka thënë jo sfidës së një qytetari që gjendej para një bilardoje për të testuar aftësitë e tij edhe në këtë lloj sporti.Nën shoqërinë e ish-deputetit të dorëhequr Arben Ndoka dhe kaubojsit demokristian Eduart Ndocaj, Rama ka luajtur për disa minuta me qytetarin.
Pas paqes së vendosur në Tiranë, kryeministri Edi Rama iu drejtua Lezhës për të marrë pjesë në turin “Të pastrojmë më tej Shqipërinë.
Por turin e nisi me një shëtitje në rrugët e Lezhës dhe më pas si për tu relaksuar edhe një lojë bilardo.
Kryeministri iu bashkua një grupi qytetarësh dhe u bë pjesë e lojës së bilardos.
Edhe pse nuk dihet nëse e fitoi lojën, Rama u pa të dilte i qeshur nga bilardo.


Jepjani nje steke kokes keti neo diktatori.
E MORI KUPONIN TATIMOR APO JO