Kalari e Plaku, mungesat e Partizanit ndaj Flamurtarit

Dita

Renaldo Kalari dhe Sebino Plaku do të jenë mungesat e sigurta të Partizanit në transfertën me Flamurtarin që do të zhvillohet mesjavën e ardhshme. Mbrojtësi i krahut të majtë ka vijuar i diferencuar stërvitjen për shkak të dëmtimit që pësoi në shpatull në ndeshjen me Teutën në “Niko Dovana”. Pavarësisht se gjendja fizike e 31-vjearit është dukshëm e përmirësuar, aktivizimi i tij mund dtë ndodhë vetëm pas disa javësh.

Ndërkohë Sebino Plaku nuk ka dalë në stërvitje pasi vuan nga një tërheqje muskulare e cila do ta mbajë për disa javë në infermieri. Në seancën e radhës ishte i pranishëm edhe serbi Stefan Racic, i cili mungoi një ditë më parë për arsye personale, ndërsa portieri Alban Hoxha ndodhet i grumbulluar me kombëtaren edhe pse në sfidën e fituar ndaj Lacit, ishte i dëmtuar.

E gjithë pjesa tjetër e skuadrës po kalon një formë të mirë fizike, dhe Starovën që ka mundësi të shumta zgjedhjeje për formacionin që do të hedhë në fushë ndja vlonjatëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *