Ajo që tingëlloi si alarm i rremë bombe për kombëtaren gjermane të futbollit dje paradite në hotelin “Molitor” të Parisit, fatkeqësisht u realizua në mbrëmje, duke vërtetuar kësisoj frikën më të keqe të autoriteteve franceze të sigurisë: Franca, e sidomos Parisi, është shënjestër e sulmeve terroriste.
Pikërisht teksa po luhen ndeshja miqësore në Francën, sulmi i organizuar në disa drejtime ndodhi, duke e shndërruar Parisin në një kasaphanë të madhe.
Në 7 janar të këtij viti u sulmua redaksia e revistës satirike Charlie Hebdo, nga vëllezërit Said e Sherif Kouachi, duke lënë pas 12 të vrarë.
Pas ditë më pas, ishte kryeministri francez Manuel Valls, ai që do lëshonte alarmim se numri i radikalëve islamikë që duan të sulmojnë Francën mund të jetë mbi 1300.
Për këtë arsye, Valls njoftoi se do të hapen 2680 vende të reja pune në fushën e sigurisë, ndërsa buxheti për sektorin do të rritej me 425 milionë euro shtesë.
Por masat e përforcuara nuk kanë arritur ta parandalojnë kasaphanën e djeshme, edhe pse disa tentativa sulmet terroriste janë parandaluar në kohë.
Franca ka qenë shënjestër e sulmeve terroriste por edhe “furnitore” e grupeve ekstremiste me luftëtarë.
Mbi 1000 xhihadistë me pasaportë franceze figurojnë si luftëtarë të ISIS-it në Siri.
Vendi ka një popullsi myslimane prej 4.7 milionësh, me origjinë nga ish kolonitë franceze të Afrikës Veriore dhe Perëndimore.
Ndërhyrja direkte ushtarake anti-terroriste e Francës ka qenë ajo në Mali, 2013-2014, kundër grupeve islamike e fiseve tuareg, pas një lufte që shpërtheu kur një grusht shteti përmbysi presidentin Amadu Ture.
Që atëherë kërcënimet për sulme terroriste në zemër të Francës janë shtuar. / DITA /

Qysh para30 vjetaesh,franca kishte mbi 7 milion arabe nga vendet e magrebit (marok, algjeri,tunizi),vec zezakeve te afrikes.Po sot a nuk i ka kaluar 8-9 milion-et.
“Prishja” e kufinjve europiane patjeter qe do te sillte nje dite kete katrahure qe po ndodh sot. Pse nuk ndodhte kjo kur kufinjte njihnin “qenin dhe te zotin” e vendit?