Nishani: Parisi, akte barbare që synojnë të na terrorizojnë të gjithëve

Dita

Kreu i Shtetit shqiptar, Bujar Nishani i ka dërguar Presidentit francez Hollande një mesazh ngushëllimi për viktimat nga aktet terroriste. Në mesazh, Presidenti Nishani dënon  këto akte terroriste, ndërsa shpreh mbështetjen e Shqipërisë për kapërcimin e kësaj situate.

“Aktet e mbrëmshme terroriste në Paris më tronditën pa masë dhe e gjithë mendja e zemra ime janë në këto moment me Ju, me popullin dhe autoritetet franceze.

Në emrin tim dhe të popullit shqiptar, i përcjell ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta familjarëve të viktimave, Juve, popullit dhe Qeverisë franceze. Të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë.

I dënoj me forcën më të madhe këto akte barbare terroriste dhe ektremiste që synojnë të trembin dhe terrorizojnë, jo vetëm Francën dhe francezët, por mbarë botën e qytetëruar dhe demokratike. Ju siguroj për mbështetjen dhe solidaritetin e plotë, timen dhe të popullit shqiptar me autoritetet dhe popullin francez, për kapërcimin sa më shpejt të kësaj situate tronditëse e kritike.

Me ndjenjë të lartë solidariteti, ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, ngushëllimet e mia më të sinqerta”, thuhet në mesazh.

 

Share This Article
4 Comments
  • Jemi i vetmi vend ne bote qe deklarohet per kete ngjarje tragjike nga
    1.Kryeministri – Edvin Drama
    2.Presidenti- Nishan Mehmeti
    3.Kryetari i kuvendit- Ilir Floriri
    4 Llala? apo Ajazi i Sales.
    sikur secili te perfaqsonte nje republike me vete.
    harrova Fevziun pa mjeker….

  • O Nishan karagjozi.
    Separit deno mikun tend Berishen qe kur Shqiperine e bani anetare te vendeve Islamike pa pyetur njeri dhe pa referendum,per ti marre voten popullit ne kete sipermarrje.Ashtu sic e ka karakterin tinzarshe veproi ne shitjen “faljen” e detit.Paret i futi ne syndyq te vet si paraardhesi i tije Zog.Te cilin e riabilitoi me permendore Burrel-Tirane.
    Se dyti deno vetveten qe je ba shakllaban ne karrigen si pasagjer i kryepresidences.
    Porosi:
    Kryeni rreformen sa ma shpejt e komplet sa nuk kane ardhe xhihadistet e skalionit te dyte t’iu bajne ferlig.Se i pari erdhi me anetaresimin e Shqiperise anetare te vendeve Islamike.
    Fakti:
    Kishim nji leshatak i ngopun me mjekerr vetem syt i dukeshin.Dhe ne kohen e dites se Bajramit na ngopi te gjithe banoret e pallatit 5 katesh,komplet 20 familje, pa dallim fejet me mish.Ne e pershendetme me Bubarec Bajramin.Komshiu i kishte strehue qiragji ne banesen e vet qe kishte dy hyrje me nga 1×1 dhome e guzhine.Vendin e keti mjekrroshit e ka zan i biri i qiragjiut kertyl ne leshsi majmuni.Ndersa e shoqja mbulue kembe e krye si dikur heret kur turku bante ligjin ne Shqiperi.
    Per keto Basha e quan Berishen Vizionar.Qe per mbar popullin asht i teri Viziokar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *