Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Fshatari nga Viçidoli, kur na thotë “për hir të fëmijëve”, nënkupton milionat e vjedhura nga buxheti i shtetit të shqiptarëve, korruptimin e gjithçkaje në këtë vend dhe venitjen e çdo shprese për një të ardhme më të mirë për shqiptarët e sfilitur. Ai “e di se për çfarë flet”, kur vjen tek hajdutëria. Ai është babi i Xenit dhe Gitës që kanë vrarë dhe vjedhur për para. Ai vetë ka vrarë shqiptarë, “për hir të fëmijëve”.
Ke të drejtë o viçidolas. Gjithçka që shkon gabim në këtë vend, ndodh “për hir të fëmijëve”. Një prej atyre “fëmijësh”, sapo e rinovove në fshatin tënd të lindjes. U rinovua me gjakun e fëmijëve të vrarë të Gërdecit. Të ma gëzosh vilën e re o fytyra e degjenerimit shqiptar!
Shqiptarët ta dhanë verdiktin e tyre me votë. Ai që mori 1 milion votat, i tradhtoi ata. Ndaj është katandisur sot, në prehrin e shërbëtoreve të deridjeshëm të familjes suaj. Vazhdo të na lumturosh me zgjuarsinë e bjeshkëve, o njeri i pabesë. Është koha juaj, kjo që përjetojmë sot. Koha e të degjeneruarve!
