Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
DITA, sigurisht njerëzit e pamoralshëm, kriminelë dhe hajdutë, nuk duan ligje. Po mirë more Basha, që ti i pranon shpifjet, ofendimet e akuzat, se s’ke rrugë tjetër. Po ne që bëjmë një jetë të qetë, jashtë llumit tuaj, ç’kusur kemi të dëgjojmë sharjet e ofendimet? Të kujtohen gojët e qelbura tuajat kur humbët zgjedhjet që na cilësuat “1 milion qelbësira votuan për qelbësirat që të vijnë në pushtet”? A e di ti tunxh se çfarë kanë bërë popujt e tjerë kur një politikan shan hapur popullin e vet? Po ju as skuqeni e as zverdheni për ato që keni bërë dhe bëni. Keni gjetur këtë popull dele që po ju mban në kurriz.
