Islami politik, Shqipëria, “mjekërgjatët pantallonshkurtër”… Cila është zgjidhja?

anazapta

Çdo shoqëri e përgjegjshme duhet të nxjerrë mësime nga masakra e Parisit. Çfarë po ndodh? Çfarë pritet të ndodhë? Çfarë duhet të bëjë Shqipëria për të tjerët, por mbi të gjitha për të ardhmen e vet?

Bedri Islami, gazetar, ekspert i çështjeve të Ballkanit dhe bashkëpunëtor i gazetës DITA mendon se institucionet në Shqipëri dhe Kosovë në mënyrë shqetësuese po i lëshojnë terren radikalistëve islamikë.

“Ne u kemi lëshuar terren mjekërgjatëve dhe pantallonshkurtërve, sepse kemi pasë droje nga egërsimi i tyre, nga lidhja që anë mes njëri-tjetrit për të qenë të dhunshëm, për të marrë primarin e për të bërë ligjin në jetën familjare, nga lindja e deri tek vdekja. Ne heshtim kur ata predikojnë hasmëri, e shohim si një çështje besimi, kur në të vërtetë besimi islam është krejt i kundërt me jetën, qëllimin e mizoritë e tyre.

Bedri Islami
Bedri Islami

Ne kemi heshtur kur janë bërë të njohura publikisht lidhjet e lëvizjes vehabiste , ta zëmë në Kosovë, me struktura të posaçme të shërbimit sekret serb, që e përdorin këtë armë, sepse armë është, për të ngritur një vatër të re të krimit” –shkruan Islami sot në Dita

Ai thotë se Shërbimi Sekret shqiptar ka tashmë një rol kyç.

“Shefi i Shërbimit sekret shqiptar deklaron se janë 140 “luftëtarë” të ISIS nga shteti ynë amë, dhe shumë më tepër se kaq janë nga Kosova apo viset shqiptare në Maqedoni. Numërimi i atyre që kanë ikur për të qenë pjesë e luftës kundër nesh nuk është një detyrë statistikore për shefin e shërbimit sekret shqiptar, Ajazi. Këtë mund ta bënin edhe kryepleqtë.

Shërbimi sekret nuk është këtu për të bërë analizën e shkaqeve përse ikin njerëzit e përse vazhdojnë të ikin, por për të parandaluar këtë valë mizore, e cila, ashtu si zbriti në Paris, mund të jetë nesër diku tjetër  – thotë Islami.

Botuesi i gazetës TemA, Mero Baze ngre shqetësimin e islamit politik që kërkon tashmë hapa të vendosur ose, mendon Baze, “mund të na zhbëjë si komb, shumë më shpejt se sa mendojmë ne”:

baze-nano-2-858x1024
Mero Baze

“Shteti shqiptar duhet të tregojë dhëmbët duke forcuar legjislacionin e tij, duke pasur parasysh rrezikun e islamit politik, i cili duhet të ndëshkohet si fashizmi, me një kuadër ligjor që të ndalojë dhe propagandën fetare të tyre.

Shteti shqiptar duhet të marrë kontrollin e rreptë ligjor, mbi çdo tekst apo libër fetar që hyn në Shqipëri dhe duhet ta konsiderojë këtë çështje të sigurisë kombëtare. Ashtu siç licenson tekstet shkollore, ashtu duhet të licensojë dhe të kontrollojë në detaje çdo tekst fetar që predikohet në xhamitë tonë.

Me të njëjtën përgjegjësi, Komuniteti Mysliman shqiptar duhet të detyrohet me ligj të marrë kontrollin mbi çdo xhami ilegale në Shqipëri dhe të përjashtojë nga hierarkia e vet çdo hoxhë, i cili në vend të Kuranit, bën propagandë për islamin politik.

Islami politik është armiku ynë kombëtar dhe është një nga ato mekanizma që mund të na zhbëjë si komb, shumë më shpejt se sa mendojmë ne, nëse nuk merret seriozisht – shkruan Baze.

Shkrimtari Ben Blushi që ka prekur edhe më herët problemet e islamit politik, në një shkrim botuar në disa portale online shkruan se shpëtimi nga terrorizmi mund të vijë vetëm nga brenda Islamit dhe se ai duhet ndihmuar ta kuptojë këtë:

Ben Blushi
Ben Blushi

“Islami duhet të marrë përgjegjësitë e veta. Kudo ku ai ka besimtarë duhet t’i edukojë ata. Të gjitha thirrjet e klerikëve islamë anembanë botës, deri sot, kanë qenë të pafrytshme për  të mos thënë që nuk kanë qenë të sinqerta. Ka mijëra fëmijë në gjithë Evropën, të cilët aktet e fundit në Paris i konsiderojnë si heroizëm. Ata rriten për  t’u ngjarë atyre që vranë.

Atëherë si binden ata se vdekja e të tjerëve nuk është një mënyrë për  të jetuar? Ka vetëm një rrugë: duke iu bindur Islamit. Dhe vetë Islami ka vetëm një rrugë: duke ndryshuar. Islami duhet të ketë kontroll mbi ndjenjat, mbi emocionet, mbi jetën dhe vdekjen. Kontrolli mbi ndërgjegjen është cilësia dhe arsyeja e çdo besimi. Një besim që nuk e ka këtë fuqi, ka vënë në dyshim ekzistencën e vet.

Prandaj them se kjo është e vetmja rrugë dhe nëse ende ka një rrugë ajo kalon nga vetë Islami. Evropa dhe bota mund dhe duhet ta ndihmojnë. Sot nuk është dita për ta luftuar Islamin, por sigurisht është dita për  ta ndihmuar.

Eshtë dita për ta ndihmuar të reformohet, të zbutet, të mësojë të bashkëjetojë. Të kthehet nga emocion në arsye. A duhet ta kemi këtë shpresë? Unë e kam – thotë Blushi.

Analisti Fatos Lubonja më herët ka shprehur shqetësimin se islami mund të kthehet në fenë e të varfërve në Shqipëri e Kosovë.

Fatos Lubonja
Fatos Lubonja

“Në Shqipëri dhe Kosovë, sipas mendimit tim, siguria dhe fjala e lirë  janë edhe sot të kërcënuara jo nga islamikët, por nga dy kasta në pushtet që kanë ndërtuar më shumë atë që mund të quhet shtet i mafies sesa shtet ku ka edhe mafie. Përpara këtij “ujku’ që kemi përpara syve, “gjurmët” se disa myslimanë që kanë shkuar të luftojnë në Siri e që mund të kthehen e të bëhen rrezik për Shqipërinë dhe Kosovën më duket i largët. Madje do të thosha se nëpërmjet përhapjes së kësaj ideje, kjo elitë e korruptuar mund të kërkojë të legjitimojë vetveten duke na thënë: shtrëngoni radhët rreth nesh se përndryshe vijnë “ata”. Në Shqipëri po ndodhin përditë vrasje nga krimi i organizuar dhe shumë kriminelë nuk i prek kush pasi janë të lidhur me polici e politikanë. Vrasësit na kanë hyrë deri në Parlament. Vrasësit me pagesë janë bërë si të ishin punëtorë ndërtimi në të zezë. Ja ky është rreziku i vërtetë për momentin.

Në këtë situatë emigracioni i të rinjve të frustruar nga ky realitet në Europë apo edhe vajtja e disave në vende si Siria më së shumti janë valvula shkarkimi. Por mund të vijë një moment që këto valvula të mos mjaftojë. Prandaj ideja që kam shprehur edhe më herët është se një ditë islami mund të kthehet në fenë e të varfërve në Shqipëri e Kosovë dhe të instrumentalizohet e të kthehet në një lëvizje politike kundër kësaj elite të korruptuar properëndimore me fjalë po kriminale me vepra siç ka ndodhur së fundi në disa vende që përjetuan atë që u quajt “pranvera arabe” që fatkeqësisht nuk sollën demokraci, por më së shumti kaos.

Fakti që jemi në Europë nuk mjafton që të mos ndodhë kështu edhe tek ne. Veçanërisht po dështoi projekti europian dhe ne lihemi në dorë të këtyre kastave që më duket se përditë e më tepër thellohen në të keqen– shkruante Lubonja pas sulmit të parë terrorist mbi një redaksi gazete në Paris. / Dita /

Share This Article
4 Comments
  • Po te jete “islam politik” do vriste njerez te politikes dhe jo njerezit e pafajshem. Ky eshte Islami fashist dhe pushtues dhe po s’ju pre hovi qe ka marre, Shqiperine dhe shqiptaret i ka pite n’tepsi!…
    Kujdes popull e shtet shqiptar!

    DRENICA E KUQE

  • si nuk behen realitete keta njerez po te mendoshe qe ishte shteti francez se nuk flas dote ne ishte dhe populli francez dakorde me shtetin francez qe mbeshteste barbaret serb qe zhdukene dhe masakruane me mijra shqiptare te kosoves dhe nuk ndihej ky popull francesz te rime drejte e te flasim drejte dhe jo te flasim shtermber pse ca ishte populli shqiptare i kosoves qe barabaria serbe me mbeshtetje franceze nuk llogaritej po duhej zhdukure dhe jo 150 ne nje here ne nje kohe po ne nje vite nga 500 te vrare ne dite sa poshtersi qe eshte kjo apo flase gabim poshte padrejtesit dhe pdrejtesia me e mdhe ne kete bote po i behete popullit shqiptare

  • Mes myslimaneve ka shume njerez te lexuar dhe me mend ne koke, por nuki i lene shushunjat e ISIS dhe Islamit Politik qe te edukojne popullin. Ja se cfare shkruan nje i mencur nga ata ne Facebook duke komentuar Islamin Politik:

    Islami, si religjon, nuk mund te shnderrohet ne sherbim te politikes; kur kjo ndodh, Islami shnderrohet e behet ISLAMIZEM, karakteristika e te cilit eshte intoleranca ndaj tjetrit, ku perfshin edhe vete myslimanet dhe glorifikon dhunen ndaj cdokujt qe nuk bjen ne kompromis apo nuk pajtohet me te.
    Konflikti brenda botes myslimane, mund te karakterizohet si nje konflikt mes Tiranise dhe Lirise, pavaresisht se ajo Tirani eshte e paketuar dhe ne emer te vete Zotit.
    Perendimi gjendet i haperdare rreth pyetjes nese Islami dhe Islamizmi jane e njejta gje, apo kane dallime kritike qe mundeson percaktimin e secilit???
    Pergjigja qe ka marre kjo pyetje per gjate kesaj periudhe, ne fakt ka krijuar implikacione ne te kuptuarit dhe shpjeguarit te kesaj kllapie te thelle qe ka mberthyer boten Myslimane, dhe ne sa gjasa ka formimi i nje pergjigjeje te duhur pa minuar dhe pa e percmuar kulturen liberal-sekulariste te Perendimit.
    Islamizmi (pare ne prespektiven e dikujt qe ka lindur dhe eshte rritur ne rrjedhen e shumices Sunnite Islame), eshte nje ideologji totalitare ne stimulim dhe aktivitet i maskuar si religjon. Ithtaret, perkrahesit, aktivistet dhe skolaret e Islamizmit pavaresisht se cfare lloji trajte te islamistit marrin ne publik, jane te angazhuar ne llojin e politikes radikale me te cilat Perendimi u njoh ne dekadat e para te shekullit XX me lindjen e Komunizmit, Fashizmit dhe Nazizmit.
    Islamizmi ka te beje me pushtetin: Islamistet jane te fiksuar mbas pushtetit, aq sa ky obsesion eshte bere patologjik. Misioni politik i islamisteve eshte vendosja e Shtetit me baze Sheriati, duke e idealizuar si e vetmja shprehje e vertete dhe autentike e Islamit. Mewdudi, themeluesi i Xhemaat Islamijeh ne Azine Jugore, ka qene i hapur ne lidhje me Islamizmin e tij. Ai insistonte se Islami eshte totalisht formacion dhe sistem politik koherent qe pershkruan “Mbreterine e Zotit” apo “Teo-Demokracine” – teresisht palidhje me idene e demokracise sic kuptohet ajo ne Perendim. Qellimi i hapur i Xhemaat Islamijeh eshte per te trajnuar dhe pergatitur nje kuader te Myslimaneve Islamiste per te fituar ose per te kapur nje pushtet politik dhe per te vendosur nje shtet totalitar. Per kete fare shteti, Mewdudi ka shkruar: “Askush nuk mund te konsideroje asnje hapsire te puneve te veta si personale apo private. Bazuar ne kete aspekt, Shteti Islamik mbart nje lloj ngjashmerie me Shtetin Fashist dhe Komunist”.
    Homologu arab i Xhemaat eshte Ikhvan El-Muslimin (Vellazeria Myslimane); themeluesi i Ikhvaneve, Hasan El-Benna dhe teoricienti kryesor Sejjid Kutub e ka pershkruar ne menyre te ngjashme misionin e levizjes se tyre si Xhihad, ose perpjekje per te vendosur me force Shtetin e bazuar ne Sheriat. Ky fare shteti, per te qene ne perputhje me “izmat” (tezat) e tyre ideologjike, duhet te jete per nga nevoja totalitar. Per Mewdudin, Bennan, Kutubin dhe pasuesit e tyre, sovraniteti politik i takon Zotit, Kur’ani eshte Kushtetuta e tyre dhe autoriteti politik legjitimohet prej skolareve relogjoz, Ulemate. Ne rruget e botes Myslimane, motoja popullore e Ikhvaneve (“Allahu eshte objekti yne. Profeti eshte lideri yne. Kur’ani eshte ligji yne dhe Xhihadi eshte rruga jone”) shpreh programin, aktivizmin dhe qellimin e mobilizimit politik, te cilat jane ne uniform drejtuar drejteperdrejte per te siguruar kontroll te plote mbi pushtetin politik.
    Prandaj Islamizmi, i definuar lirshem, jane politika te teokracise dhe Islamistet jane teokratet.
    Mbase ketu duhet te citojme paralajmerimin e Albert Kamu-se i cili thote: “Politika nuk eshte religjon. E nese eshte, atehere nuk eshte asgje tjeter pervecse Inkuizicion” (The Rebel, 1958).
    Ideologjite e Mewdudit, Bennas, Kutubit, jane te influencuara nga politikat radikale dhe revolucionare te kohes se tyre: shfaqja e Fashizmit ne Itali, Nazizmit ne Gjermani dhe Komunizmit ne Bashkimin Sovjetik; njejte si Khomeini ne Iran, si bashkohor i tyre, ka qene i influencuar nga te njejtat zhvillime ne Evrope.
    Islami eshte Fe Tradicionale. Mesazhi qendror dhe kryesor i principeve fondamentale, sic eshte e shpallur edhe ne kapitullin e pare te Kur’anit, eshte apeli per njeriun te adhuroje nje Zot, per te jetuar vertete ne vetedijesi per Diten e Gjykimit, kur jeta e tij do te vihet ne llogari dhe ai do te pergjigjet per veprat qe ka bere.
    Me fjale te tjera, Islami eshte ne thelb per marredhenien e njeriut me Zotin e tij dhe se si ai ne menyre ideale e informon ate rreth vendit qe i takon ne bote.
    Islami ne histori eshte multi-dimensional; perderisa politika eshte nje prej dimensioneve ajo nuk mund te uzurpoje teresisht dimensionet e tjera te njeriut jo-politik dhe ekzistencen spirituale ne kete bote.
    Sheriati, ose Kodi Legal Islam, rrjedh prej Kur’anit dhe Tradites Profetike, ne masen me te madhe “Jo-Fondamentale” eshte konstruksion human permes Ixhtihadit si Indulgjence e cila pranon “te qelluarit” (merr dy sevape) dhe “te gabuarit” (merr nje sevap), si rrjedhoje eshte e limituar ne kohe dhe kerkon nevojen per rigjenerim. Per rrjedhoje, Islami, si religjon, nuk mund te kthehet ne sherbim te politikes, apo te “zipp”-ohet si ideologji politike, apo te reduktohet ne kufizimet ixhtihadike; kur kjo ndodh atehere Islami shnderrohet ne Islamizem.
    Islamistet insistojne se Islamizmi eshte Islami. Anti-Islamistet apo Myslimanet Jo-Islamiste e refuzojne kete lloj reduksionizmi. Versioni Islamist i Urdherit Islam ne funksion, i themeluar ne dekadat e para te shek.XX – per ironi, me ndihmen e Fuqive Perendimore – eshte Mbreteria e Arabise Saudite. Ka qene martese politike mes fiseve Beduine dhe sektit Vehabist qe ishte, deri ne fillimet e shek, XVII deri sa u shfaqen triumfatore ne shek.XX, levizje e padobijshme, ekstremiste, sektariane, deri edhe vulgare, te goditura rregullisht, te zena “shah-mat”, nga Figurat kryesore te administrimit tek Myslimanet Sunnit dhe Perandorise Osmane.
    Islamizmi, eshte sforcim jo normal i mendimit mysliman, qe mund te gjurmohet ne kohe me pare ne historine islame ne fillimet e saj. Karakteristikat dalluese jane intoleranca ndaj tjetrit, perfshire ketu edhe vete myslimanet, duke glorifikuar dhunen ndaj cdo kujt qe nuk bie dakort me interpretimin islamist te Islamit.
    Mund te themi se shprehja fillestare e islamizmit ne histori eshte e ngulitur ne masakrat e tmerrshme ndaj anetareve te familjes se Profetit s.a.v.s. Imam Aliut k.w., niperve Imam Hasanit dhe Husejnit, ky i fundit sebashku me meshkujt e tjere te familjes ne masakren e Kerbelase. Por keto kane ndodhur ne shume shekuj me pare, atebote kur shoqerite myslimane shfaqeshin si shtete te pavarura, ky lloj Islamizmi erdhi te formulohet si ideologji politike per kunder-revolucion.
    Nese Islamizmi eshte Islami, ashtu sikurse disa ne Perendim insistojne, atehere logjikisht pason se Perendimi eshte ne kundershti me te gjithe myslimanet pa patur nevoje per te bere dallime mes tyre, ku vete Islami duket si rrezik per civilizimin Perendimor.
    Kjo do te thote se Perendimi dhe Myslimanet na qenkan ne lufte; se Islami na qenka monolitik (pakete) dhe nocioni i myslimaneve jo-islamiste eshte absurd dhe inekzistent; dhe se cdo marredhenie me boten Myslimane, (1.7 miliarde) me shprese ne bashkejetese ne paqe dhe respekt reciprok na qenka qesharake, ku si Mysliman pa perjashtim, ne menyre demonstrative apo permes shtirjes, paska per synim shkaterrimin e Perendimit.
    Nuk eshte ndonje surprize qe nje pikepamje e tille eshte ana e rrokullisur e insistimit vdekjeprures prej islamisteve se jo-myslimanet, pa perjashtim, jane pabesimtar; se Myslimanet qe kundershtojne bindjet islamiste te Islamizmit jane Heretike dhe Apostazi (Riddeh – Kufer) dhe se perpjekjet e tyre, Xhihadi Global, eshte fytyra e vertete e Islamit ne perkryerjen e vepres se Zotit duke vendosur rregullat e Tij cdokund.
    Nese Islamizmi eshte autentikisht Islami, lindin pyetjet: Perse gjenden kaq shume myslimane qe hedhin poshte pohimet e islamisteve, pavaresisht rreziqeve pafund qe mund t’u kanosen??
    Konflikti brenda botes Myslimane, se fundmi mund te karakterizohet si nje mes Tiranse dhe Lirise, pavaresisht se kjo Tirani paketohet ne emer te Zotit, prej atyre qe pretendojne se jane Perfaqsuesit e Tij, pavaresisht ne jane Imame, Hoxhallare, Ajatullah, apo parti politike dhe levizje politike si Xhemaat, Ikhvanet, Hizbullahet, Talibanet dhe se fundmi ISIS.

  • GAZETARET FAMOZE ALBANEZE ME MIRE TE HESHTIN

    Gazeta TEMA ka nje shkrim krejt llogjik qe ve ne dyshim vertetesine e fakteve dhe pamjeve te manipuluara deri tani nga media franceze dhe nderkombetare.

    PSE KESHTU?

    Vetvetiu lind kjo pyetje sepse askush nuk do qa ta bejne budalla dhe aq me shume qe ta perdorin per qellime politike te caktuara. Prandaj vazhdojme te pyesim

    PSE NUK KA ASNJE FOTO TE PERSONAVE TE VRARE APO TE PLAGOSUR?

    Ka vetem intervista dallkauke dhe debile per njerez qe i ka shpetuar nga plumbi celulari dhe ca te tjere qe jane mbeshtjelle me leter alumini sikur t’i kishte djegur zjarri.

    A MOS ESHTE “MASAKRA” E PARISIT NJE GENJESHTER E MADHE?

    Nuk ka nevoje per sy profesionist te stervitur per te vene re qe nga te gjitha pamjet TV dhe ato video amatore ne asnje prej tyre nuk shikohen pasojat tragjike te sulmit terrorist islamik me bomba dhe kamikaxe vetvrasese.

    Ne pamjet e para qe tregoi CNN filloi me nje pamje ku kamikaxja islamike kishte plasur bombat qe mbante ne trup prane nje dyqane me qepene qe nuk kishte asnje shenje shperrthimi apo plasje e llahtarshme trotili, por dukej sikur te kishin shurruar qente e rruges. Kjo pamje e dyshimte perseritet nga gazetari i rrjetit amerikan me nje pamje tjeter tek stadiumi i Parisit qe perseriste papushim se bombat e terroristeve islamike kishin plasur pikerisht pas kurrizit te tij, nderkohe qe TV kamera e CNN-it tregonte fare qarte se nuk kishte asnje shenje demtimi te asfaltit te rruges. Kulmi i dyshimit fillon kur me nje pamje tek salla e koncertit fillon e ashtuquajtura

    QITJE ME KALLASH E TERRORISTEVE MBI MILETIN E EKZALTUAR NGA MUZIKA

    Ketu lind menjehere pyetja:

    KU JANE KAMERAT E SPEKTAKLIT FAMOZ “EAGLE DEATH METAL” DHE PSE NUK JANE REGJISTRUAR TERRORISTET VRASTARE?

    Ne vend te kesaj media boterore tregon vetem njerez qe largohen ne panik tek dera e salles dhe nje dy a tre te tjere te shtrire ne trotuar. Flitet qe terroristet kane qelluar mbi miletin qe kercente i ekzaltuar nga muzika rock mbi 3000 fisheke kallanikov qe po t’i mbledhesh do te duhen disa canta per t’i futur brenda.

    SI U FUTEN NE SALEN E SPEKTALKTIT FAMOZ ARMET DHE FISHEKET NE KETE SASI TE MADHE PA U VENE RE NGA ASKUSH?

    Terroristet islamike kane qelluar ne kete salle sipas njoftimeve zyrtare mbi 15 minuta me bresheri te pandalshme kallashi qe do te thote se te vraret duhet te ishin shume me teper se sa deklarohet.

    KU ISHTE POLICIA SUPERPROFESIONISTE FRANCEZE PER KETO 15 MINUTA?

    Per te organzuar nje aksion te tille terrorist te koordinuar ne disa pika te Parisit nuk mjaftojne vetem emigrante mjerane dru me pre nga Siria qe kane udhetuar permes detit ne Greqi, Maqedoni, Serbi, Hungari, Koraci per te mberritur ne Paris me qellimin per te vrare njerez te pafajshem me nje organizim super te sakte sikur te ishte nje mekanizem i nje ore zviceriane qe do ta kishin zili edhe CIA amerikane edhe te gjitha sherbimet sekrete te Botes Moderne. Aq me teper per nje aksion te tille superprofesionist do te duheshin te pakten jo me pak se 50 vete te pergatitur dhe me njohje te hollesishme te kryeqytetit francez.

    KU JANE KETA KILLERA TERRORISTE QE PERGATITEN DHE REALIZUAN PA U VENE RE NJE AKSION TE TILLE SUPER TE SAKTE NE ZEMREN E PARISIT?

    Pa u sqaruar keto pyetje eshte heret dhe fare e kote qe te hedhim lote deshperimi dhe te nxjerrim mllefin e shpirtit kunder emigranteve nga Siria, aq me teper qe edhe LIDERAT kryesore te Botes nuk te krijojne pershtypjen se jane shume te shqetesuar per kete masaker te 13 nentorit te ZI qe ka shume te ngjare te dale nje genjeshter e madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *