Sadija mesazh të birit për të mos i ngjarë babait?!

redaktor

Ish-bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, Sadija, vijon të jetë aktive nëpër rrjetet sociale. Përveç pasionit të saj për gatimin, ajo bën dhe moralizime për fëmijët.

Në një status të gjatë, ditën e djeshme, ajo ka bërë leksion se si një mashkull duhet të sillet me një femër. Në një fotografi të dy djemve ajo ka shkruar këtë tekst:

“Vëllezër për jetë. Gjithmonë mbrojtës, argëtues dhe vetë sakrifikues. I fortë nga jashtë, por më i butë se një engjëll në shpirt. Mbaj mend këtë: Gjithmonë ji i ndershëm dhe i sinqertë me personin që zgjedh. Kur do femrën tënde, dhe vendos atë para çdo gjëje, ti nderon gjyshen, mua dhe motrat e tua. Sepse ajo është si mua, një grua, një motër dhe një vajzë dhe një ditë një nënë.

Kur ti do atë, ti do ne. Kur respekton atë, ti respekton ne. Kur mbron atë, kujdesesh për të dhe e mbështet… e ndjejmë dhe ne. Respekti dhe nderi ndaj një gruaje është të respektosh dhe nderosh jetën dhe Zotin për atë që të ka dhënë.

Një grua ju ka lindur të dyve ju, ju ka dhënë jetën. Dhe një ditë një grua do t’u japë jetë fëmijëve të tu. Mosrespektimi dhe lëndimi i saj në çfarëdo mënyrë, fizike, emocionale dhe shpirtërore është mosrespektimi i jetës dhe çdo gjëje nga e cila ti je ndërtuar. Kështu që duaje atë dhe unë do të të dua ty.” Mesazhi duket se shkon për tjetër kënd.

Domethënë bjeri pragut, të dëgjojë dera. Kaq të nevojshme e ka t’i ngulë djalit në mend këto leksione mbi jetën! Nga se ka frikë ajo?!

Share This Article
3 Comments
  • ka frike se mos djali behet kriminel si i ati,tradhetar dhe hajdut,qe rron duke pervetesuar pasurite e ketij vendi.Ke te drejte dardha nen dardhe do bjere!!!

  • Do te ishte me me vlere qe Sadija te n’a bente me dije se cfare mendon per te lenduarit e Gerdecit dhe shkaktarin kryesor te ketij krimi shteteror ,mbi nje fshat te tere,mbi femije ,gra e burra e gjene e gjalle.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *