Për të arritur te liqeni i Prespës duhet të bësh një rrugë jo fort të keqe, që të mahnit me peizazhet e shumtë të saj. Malet që e rrethojnë zonën i japin asaj një pamje të rrallë. Në nëntë fshatra të vendosur në gjoksin e maleve, që përbëjnë komunën e Liqenasit: Kallamas, Goricë e Madhe, Goricë e Vogël, Gollomboç, Diellas, Liqenas, Lajthizë, Zaroshkë e Cerje jetojnë afërsisht 4.500 banorë. Malet e lartë të bleruar, që e kalojnë lartësinë 2.000 m, lugina dhe shpate të vendosur mbi kaltërsinë e liqeneve me brigje të banuar, krijojnë atë konfiguracion të papërsëritshëm.
Banorët e kësaj zone merren me bujqësi, blegtori dhe me peshkim. Nga zona e Prespës ka filluar një emigrim pas viteve të trazicionit, duke e ulur ndjeshëm popullsinë e kësaj zone. Tashmë në peshkim marrin pjesë shumë persona, të cilët duan të nxjerrin të ardhura për mbijetesë, por shpesh prodhimi dëmtohet nga mungesa e përpunimit, sepse tregun deri në Korçë e kanë larg dhe mundësi përpunimi këtu tek ata ende nuk ekzistojnë. Në Prespë janë bërë rreth 30 shtëpi model, që mund të presin turistë, por kjo shifër është shumë e vogël, krahasuar me mundësitë reale që ka kjo zone, e cila, me bukuritë e pafund, ka dhe liqenin në gji; ka mundësi që të presë mijëra e mijëra pushues çdo verë.
Nё rastin e Prespës politika shqiptare gjeti konsensusin e vertetё dhe vullnetin e duhur. Vendimi i miratuar nga Kuvendi i Shqipёrisё iu dha banorёve tё Prespёs nё Korçё, identitetin e tyre, dashurinё krahinore, tё gjuhёs, kulturës dhe zakoneve nё jetёn e tyre. Si identitet nacional e kulturor, Prespa dallon edhe si njё vlerё etnografike dhe arkeologjike nё hartёn shkencore mijёvjeçare. Minoriteti maqedonas nё Prespё jo vetёm ruhet, por edhe zhvillohet nё mёnyrё graduale e tё qendrueshme me zhvillimet e vendit, larg vetmisё dhe harresёs nga bota e qytetёruar. Prespa, vendi i legjendave dhe i dashurisё, ёshtё tanimë edhe njё vend integrimi bashkёkohor tё minoriteteve.
Buzё brigjeve tё Prespёs tani shohim gjithnjё e mё shumё lёvizje gjallёruese pёr jetёn e banorёve, duke krijuar atё “kurorё tё mrekullueshme” pёr bllokun turistik tё vendit, sidomos nё ishullin e Maligradit nё mes tё liqenit, ku ruhet njё objekt kishe me ikona speciale tё kohёs sё Bizantit…
Ekosistemet ujore tё kёtij rajoni ndёrkufitar janё tё pasura nё specie endemike. Nga 12 lloje peshqish indigenous tё identifikuar, 4 specie dhe 8 nёnspecie janё endemike pёr liqenin e Prespёs, por edhe pёr Ballkanin.Ekspedita tё shumta kulturore tё artistёve dhe shkencёtarёve kanё eksploruar nё Prespё njё peizazh dhe njё trevё poetike mjaft emocionuese midis banorёve dhe kanё evidentuar burime studimore me interesa tё veçanta tё historiografisё shqiptare nёpёr qindra shekuj. Jo vetёm natyra, por edhe zemra e njerёzve, ёshtё cilёsuar kёtu si njё “minierё e pashtershme” e vlerave kulturore e tё traditave tё zonёs.
Kështu, i mbushur me këto kontraste bukurish, me një kulturë të lashtë, me ushqim të mirë dhe një mikpritje – dhe, mbi të gjitha, një shpirt njerëzor, ndjehesh komod në Prespë. Këto kushte të favorshme klimatike, ujrat e pastra të burimeve, përzëmërsia e banorve janë joshëse dhe të krijojnë relaks në çdo stinë të vitit. Por bukuria e vërtetë e Prespës janë dy liqenet e tij, katër ishujt në dy liqenet e Prespës së Madhe dhe Prespës së Vogël.
Në rast se do të përshkoni zonën e Prespës, mes rrugëve të ngushta, që ju çojnë pranë drurëve të mollëve përreth liqenit, tek strofullat e zogjve e më pas, lart në Galiçicë, ku rruga kalon nëpër livadhet e bukura, në majë të Malit të Thatë do të shikoni njëherazi të dy liqenet, të Ohrit dhe të Prespës.
Nuk mund të largohesh nga Prespa pa shijuar tavën e krapit të shijshëm apo peshqit e vegjël, të cilët vendasit i quajnë “cironja“. Këtu nuk gjen shtëpi pa fuçinë e verës artizanale apo kazanet artizanalë të rakisë, të cilën vendasit e ruajnë për miqtë.
Kjo është Prespa, mes bukurive të pafund, një pritjejë bujare dhe një distance që ajo ka ende me mundësitë reale ndaj turizmit bashkëkohor.
Liqeni i Prespës, është një nga zonat tërheqëse turistike të Ballkanit, përveç bukurive të jashtëzakonshme natyrore shquhet për florën dhe faunën mjaft të pasur. Aty ka rreth 1500 lloje bimësh, më shumë se 40 lloje gjitarësh, ndër to ujku, ariu i murmë, lundra, 11 lloje amfibësh, 22 lloje zvarranikësh, 261 lloje zogjsh dhe23 lloje peshqish. Në Prespë jeton edhe pelikani dalmat me përqëndrimin kryesor në Prespën e vogël si dhe shtatë lloje ravacafkash. Prespa ka gjithashtu edhe 30 monumente të kulturës bizantine si dhe një numër mjaft të madh të veprave të antikitetit.
Gorica në një libër
Gorica e Madhe tё impresionon me peizazhet e bukura dhe njё gjithёpёrfshirje shpirtёrore e njerёzore. Kёsaj pamjeje si objekt pikture, ku kombinojnё tё gjitha ngjyrat dhe bukuritё, Stilian Apostoli i ka kushtuar me pasion e dashuri monografinё e veçantё “Gorica e Madhe”. Përshkrimet plot ndjenja pёr bukuritё e natyrёs e tёrheqin lexuesin nёpёr kurorёn mbi liqenin e Prespёs dhe i krijojnё atij abstraksione tё çuditshme pёr tё ndalur vёshtrimin nё njё “Zvicër tё Vogёl” nё kufijtё e tre shteteve. Libri tregon edhe historinë e goricarëve, një histori e dhimbshme dhe tronditëse. Në marsin e vitit 1933 goricarёt u konfliktuan me beun gjykuan me Beun dhe e humbёn gjyqin. Fshati u boshatis me 75 familjet, tё cilat u shpёrndanё nёpёr Maqedoni e mё larg. Sot Gorica ështё njё bashkёsi intensive, “mёngё e pёrveshur” e punёs dhe e kulturёs.
“As-i” nën mëngë
Të kesh gjithë ato bukuri rreth e rrotull dhe plus tyre një liqen, merreni me mend çfarë është! Mrekullia shfaqet me të gjithë forcën dhe ngjyrat si një Zanë verbuese që del nga liqeni. Shtoi kësaj bukurie kuzhinën fantastike tradicionale, sidomos peshkun e zgarës që prespiotët “e qajnë” dhe ta bëjnë fiksim kudo që të jesh, nuk ka si të mos mbetet koka mbrapa dhe të mos i vësh detyrë vetes për t’u kthyer përsëri këtu në rastin më të parë. Veç këtyre burrat e Liqenasit, mbajnë një “as” poshtë mëngës. Ata janë gurëgdhënës të shkëlqyer, e bëjnë gurin të flas. Ky zanat është trashëguar brez pas brezi”. Natyrisht natyra të bën edhe artist, të tillë i ka bërë ajo të gjithë banorët e zonës së Prespës. Mjafton të hysh në shtëpitë e tyre, dhe ngelesh pa mend nga begatia dhe pastërtia.
Historia
Të moshuarit thonë se Prespa ka qënë një qytet shumë i madh. Një ditë, djali i mbretit që drejtonte qytetin kishte dalë në pyll dhe aty rastësisht takon një Zanë pylli shumë të bukur, të quajtur Nereida. Djali i mbretit mahnitet nga bukuria e saj dhe i kërkon dorën për t`u martuar me të. Por Nereida refuzon, duke i thënë djalit të mbretit se, nëse ata martoheshin, do të ndodhte një fatkeqësi shumë e madhe. Djali i mbretit, i verbuar nga dashuria, e mori për nuse Zanën e bukur Nereida, por shumë shpejt pas martesës u hap qielli dhe ra një shi shumë i madh dhe i rrëmbyer, që mbyti të gjithë qytetin, duke krijuar një liqen të madh aty, ku ndodhet sot liqeni i Prespës dhe lulet që ndodhen sipër sipërfaqes së liqenit, sipas legjendës, janë shpirtrat e njerzëve të mbytur.
Jetë e hershme në Prespë
Nga Qafa e Zvezdës hapësira e dy liqeneve dhe ajo për rreth tyre duket e pafund dhe e pakufi. Ai kufiri mes tre shtetesh që shohim në harta këtu nuk dallohet fare. Historia e Prespёs ёshtё mijёvjeçare, kёtu gjenden vendbanime shumё tё vjetra, ekziston njё arkeologji e pasur bizantine e mesjetare, ka objekte tё shumta kulti dhe shumё monumente natyrore e kulturore me rёndёsi historike. Në brigjet e liqenit në të dy anët e kufirit, në atë maqedonas dhe në atë shqiptare janë zbuluar gjurmë të jetës edhe më të hershme, disa varka që i përkasin periudhës prehistorike. Mandej në shpellat e ishullit të Maligradit turistët fotografojnë piktura të lashtësisë. Kësisoj, Prespa na rezulton më e habitshme se më parë, pasi vendbanimi i Prespës, sipas arkeologëve është më i madhi në Europë që vjen në kohët tona qysh nga periudha e Prehistorisë. Prespa është liqeni më i thellë tektonik në Ballkan me 853 metra thellësi, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 313.6 km2 nga të cilat 190 km² i takojnë Maqedonisë, 84.8 km² Greqisë dhe 38.8 km² Shqipërisë. Prespa e vogël që ka shtrirje të përgjithshme prej 138 km² ndahet vetëm në mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe rrethohet nga male me mbi 2000 m lartësi.
Një emër që nuk ngjiti, Liqenasi ndërrohet në Pustec
Rreth 40 vjet mё parё, nё vitin1974 u bё ndryshimi i emrit tё fshatit Pustec nё Liqenas, i fshatit Shulin nё Diellas dhe i fshatit Tuminec në Kallamas…Pёr pasojё edhe kooperativa bujqёsore e asaj kohe mori emёrtimin Liqenas dhe zona e Prespёs u quajt zona e Liqenasit…Megjithatё, kjo duket se nuk ngjiti. Toponimet e fshatrave nё gojёn e banorёve autoktonë mbetёn me emrat e vjetёr, dhe gjithmonё ata nё gjuhёn amtare e thërresin Pustec. Atyre si duket nuk iu tingёllonte mirë emri i ndryshuar. Ndonjёherё edhe literatura zyrtare i shoqëronte emrat e ndryshuar të fshatrave me të dy variantet, herë Liqenas dhe herë Pustec; here Diellas dhe herë Shulin; herë Kallamas dhe herë Tuminec. Para dy vjetësh Parlamenti Shqiptar miratoi ndryshimin e emrit të komunës Liqenas me emrin e ri sllav Pustec, një zonë që banohet nga banorët e komunitetit të deklaruar maqedonas. “Padrejtësia u përmirësua. Kjo është një fitore historike e maqedonasve në Shqipëri dhe nxitje për përparimin e mëtejshëm të gjendjes dhe të drejtave të maqedonasve. Ne jemi qytetarë lojal të Shqipërisë, ky është atdheu ynë, dhe se ky vendim i Parlamentit është meritor dhe i shumëpritur”, ka deklaruar në atë kohë një nga përfaqësuesit e tyre. Tani banorët vendas iu janë kthyer emërtimeve të vjetra. Kёtu gjuha amtare ёshtё maqedonase, gjithashtu flitet mirё dhe mёsohet nё shkollё gjuha shqipe. Mёsimdhёnia dhe tekstet janё nё tё dy gjuhёt, maqedonisht dhe shqip. Mёsuesit janё vendas dhe tё pёrshtatur me traditёn e Zonёs.
Prespa, Park Kombëtar, po sa është i tillë?
Parku Kombëtar i Prespës ndodhet në Qarkun e Korçës dhe ka një sipërfaqe prej 27.500 ha, duke përbërë në këtë mënyrë edhe Parkun Kombëtar më të madh të Shqipërisë. Është i rrethuar prej maleve të larta. Ky park ndërkufitar përbëhet nga liqeni i Prespës së Madhe dhe Prespës së Vogël si dhe pellgu ujëmbledhës i tyre. Liqeni i Prespës së Madhe dhe Prespës së Vogël janë përfshirë në Parkun Ballkanik të Prespës, me një marrëveshje të kryeministrave të të dy vendeve. Ato kanë një pasuri natyrore të pazbuluar. Brigjet e liqeneve janë pjesërisht shkëmbore, të lartë dhe të ulët me plazhe ranore. Ujërat e Liqenit të Prespës së Madhe janë të tejdukshme. Gjendet një lidhje nënujore midis Liqeneve të Prespës dhe Liqenit të Ohrit. Në këtë zonë vlerat natyrore gërshetohen mirë me vlerat tradicionale, kulturore e historike. Në pjesën shqiptare të liqenit ndodhet dhe ishulli piktoresk i gjarpërinjve, Maligradi, i cili shfaq një peizazh marramendës.
Por edhe pse është Park Kombëtar dhe ka status të veçantë anët e liqeneve në zonën shqiptare po kënetizohen dhe pothuajse e gjithë sipërfaqja e liqenit është mbuluar nga kallamishtet. Një tjetër problem serioz që i kanoset këtij parku përveç kënetëzimit është edhe mospastrimi dhe derdhja e ujërave të zeza në ta. Kontrasti është i madh dhe i dukshëm me anën tjetër të kufirit, ku gjithçka është e mirëmbajtur dhe pamjet që ofrohen janë të mrekullueshme.


NDONJE RESORT TURISTIK KA ATY ORE SHOKU, KETE NA THUAJ SE NUK I DIHET MUND TE NA BJERE RRUGA.
Prespa eshte percaktuar nga te tjeret si perle Ballkanit.
Ne pjesen Shqiptare nuk eshte vene dore nga shteti.Pjesa jone dallon nga pjesa greke dhe asaj te Maqedonise sepse atje jane bere investime ne infrastrukture dhe mirembajtjen e pyjeve. Ne qoftese shteti do kete vullnet te mire, kjo zone do kthehet ne nje vend turistik jo vetem per vendin tone por edehe per te huajt. Ne kemi koncept te gabuar per turizmin, ku e identifikojme ate vetem me plazhin. Kjo zone ka shume gjera te mira qe ja vlen te vizitohet nga shqitaret dhe te huajt. Ajiri i paster, flora,shetitjet buze liqenit, vizitat ne kishat shekullore buze liqenit te japin relaks dhe qetesi shpirtetore.
Perfundimisht, me deshiren e mire shteti i ka te gjitha mundesite qe Prespa te behet nje vend i vizituar njelloj si DARDHA E TJ.