Një gjykatës në Spanjë ka lëshuar një urdhër arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe shtatë ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë të qeverisë izraelite.
Motiv është një sulm ajror i ndërmarrë nga forcat izraelite në vitin 2010 ndaj një anije ndihme në Gaza.
Komandot izraelite sulmuan më 31 maj 2010 një anije me flamur turk, e cila ishte pjesë e Flotiljes së Lirisë në det të hapur në Mesdhe, duke vrarë nëntë qytetarë turq dhe plagosur 50 të tjerë.
Një panel me përfaqësues të OKB-së që vlerësoi incidentin, e cilësoi aksionin izraelit si të të tepruar dhe të paarsyeshëm.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite, Emmanuel Nachshon, deklaroi se bëhet fjalë për një provokim dhe se po punohet me autoritetet spanjolle që urdhri të anullohet – raporton ResPublica.
Të përfshirë në ngjarjen në fjalë, sipas mediave, përveç Natanyahut, janë edhe ish-ministri i Jashtëm, Avigdor Lieberman, ministri i Çështjeve Ushtarake Moshe Ya’alon, Ehud Barak, ish-ministri i Brendshëm, Eli Yishai dhe ish-ministri për Inteligjencën, Dan Meridor.
Ky është grupi i të shtatëve që konstituon një lloj komiteti që në Izrael merr vendimet kryesore.

Mund te jete e vertete por shaka e bukur gjithsesi.
Ti hani carin Njetanjahut dhe cdo izraeliti tjeter.
nuk eshte provokacion eshte nje reflektim per njgarjet me te fundit.
KY KRIMINEL NE FAKT KA HAK AKOMA ME SHUME.
ky eshte nona, u vjen hakut bythperpjeteve, dhe mjekermutve.
@ tironc
Je nje idiot noterik. Period.
A ka ndonje gjykate ne bote qe e trajton edhe rastin e Gerdecit, krimet e 97 dhe 21 janarin per qeceritaret tonę??? Cdo shqiptar i ndershem do e deshironte nje gje te tille.