Një shqiptar humbi jetën në Itali, pasi u përfshi në një aksident rrugor. I ndjeri është Leonard Muça, 23-vjeç, i cili jetonte në zonën e Trevizos.
Makina “Ford” me të cilën udhëtonte Muça humbi kontrolli dhe u përplas me një pemë.
Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, por shqiptar ndërroi jetë orët e fundit. Në automjet udhëtonin edhe dy shqiptarë të tjerë, por 23-vjeçari mori plagë më të rënda. /Dita/
