Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Sarandës, pasi grabitjes së një kazinoje.
Në pranga përfunduan Fatjon Xhelili, 26-vjeç dhe Ergis Iljzari, 19-vjeç, banues në Sarandë, ndërkohë që është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale N.R., 30-vjeç. (Foto nga grabitja)
Ata akuzohen se kanë grabitur me dhunë një kazino në qytetin e Sarandës, ngjarje e ndodhur më datë 2 nëntor.
Nën kërcënimin e armëve të zjarrit, të rinjtë kanë arritur të marrin xhiron ditore të kësaj kazinoje, një shumë prej 7 milionë lekësh. /Dita/
