Gazetarja dhe shkrimtarja Rudina Xhunga rrëfen parashikimin e shkrimtarit të njohur Michell Houellebecq, për masakrat që ndodhën më 13 nëntor në Paris. Sipas saj, shkrimtari e kishte parashikuar se do ndodhte.
Dhe ja si e përshkruan Xhunga gjithçka i tha ai në një intervistë që ajo e publikoi kohë më parë në ‘’Top Channel’’:
“Michell Houellebecq ma tha atë do të ndodhte në Paris. Por ma tha me një ton shumë normal, madje me zë aq të ulët, sa mund edhe të mos e kisha dëgjuar.Ose mund ta kisha dëgjuar, por pa e kuptuar. Unë e intervistova atë në maj 2015 dhe e pyeta gjatë për Charlie Hebdo. Ai më tregoi , pa hequr asnjë cast cigaren nga goja se pas Charlie, në Francë, bota e kuptoi se kishte luftë. Por asgjë nuk ka ndryshuar. Gjërat do të bëhen gjithnjë e më keq. Do të plasë lufta, një luftë civile. Këtë askush nuk do ta pranojë, por të gjithë e dinë. Nuk ka më kthim pas.
Ata nuk përzgjedhin, por vrasin aty ku sigurojnë një mbulim të shkëlqyer mediatik. Siç ndodhi mbrëmjen e të premtes. Nuk pati asnjë kanal, rrjet, apo radio, që nuk ishte live me Parisin. Një natë e gjatë që të mbante para ekranit, qoftë edhe për të numëruar viktimat, 40, 60. Ja, u hap dera e Teatrit Bataclan dhe brenda u gjetën edhe 100 të vdekur të tjerë’’, shkruan Xhunga në gazetën ‘’Mapo.

gazetarucja…xhungel.