Sekretari i OKB-së vizitë në Korenë e Veriut, e para pas më shumë se 20 vitesh

Saimir Lleshi

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, pritet të vizitojë këtë javë Korenë e Veriut.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e “Yonhap” e Koresë së Jugut, e cila thotë se vizita e Ban Ki-Moon do të zhvillohet këtë javë, ku pritet të takojë liderin e Koresë komuniste, Kim Jong-un.

Nëse vizita realizohet, atëherë kjo është vizita e parë e kreut të OKB-së pas më shumë se 20 vitesh.

Koreja e Veriut përballet me sanksione të ashpra të OKB-së, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për shkak të provave të saj bërthamore. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *