Mbyllet panairi i librit, fituesit “shkrimtari i vitit” dhe “përkthyesi i vitit”

Saimir Lleshi

Të dielën në mbrëmje u mbyll panairi i librit, i cili si edhe vitet e tjera tërheq vizitorë të shumtë, megjithëse jo të gjithë blejnë.

Panairi i Librit përmbledh shtëpi botuese nga të gjitha trojet shqiptare. Këtë vit, numri i shtëpive pjesëmarrëse ishte më i ulët se vitet e tjera për shkak edhe të qirasë së lartë (65 euro m2).

Organizatorët shprehen se panairin e kanë vizituar rreth 85 mijë persona, megjithatë numri i librave të blerë sipas tyre ka qenë më i ulët se vitet e shkuara.

Libri më i shitur rezulton të jetë “Numri Zero” i shkrimtarit të njohur italian Umberto Ecco, i përkthyer nga Ledia Dusha, si dhe si botuar nga shtëpia botuese “Dituria”.

Ndërkohë, i shitur ka qenë jo pak edhe libri “Identiteti” i Milan Kunderës, i sjellë në shqipe nga Mira Meksi.

Por, ndërkohë shitje të shumta patën edhe librat kryesisht rozë të quajtur ndryshe edhe “Best Seller”. Një shtëpi botuese nga Kosova solli në panairin e librit edhe romanin “Zëra nga Çernobili” të fitueses së sivjetme të Nobelit në Letërsi, shkrimtarja bjelloreruse Svjetlana Aleksijeviç.

Çmimet

Çmimi kryesor i panairit i shkoi poetit Parid Teferiçi, me librin me poezi “Largësi ideale”, ndërsa përkthimi më i mirë shkoi për romanin Identiteti” i Milan Kunderës. Ndryshe nga viti i shkuar ku nuk pati asnjë titull të ri për librat për fëmijë, këtë vit erdhën në panair të botuara fabulat e autorit Shkëlzen Zalli, i cili mori edhe një çmim me librin “Kurora me banane”.

 

Libra në konkurrim

34 libra në prozë shqip

7 libra me poezi

11 libra eseistikë

38 libra të përkthyer

52 tituj në gjysmëfinale

28 tituj në finale

Fituesit

Autori i Vitit

Parid Teferiçi – “Largësi në distancë”

Përkthimi i Vitit

Mira Meksi – “Identiteti”  nga Milan Kundera

 

Letërsia për fëmijë

Shpëtim Zalla – “Kurora me banane”

Çmimi special “Fan. S. Noli”

Shpëtim Çuçka

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *