Policia franceze në bashkëpunim me Prokurorin e Parisit, Francois Molins ka identifikuar 2 kamikazë të tjerë të sulmit të së premtes ku mbetën të vrarë 132 persona. Emrat e tyre janë Ahmad Al Mohammad dhe Samy Amimour.
Al Mohammad hodhi veten në erë pranë stadiumit “Stade de France”, ku luhej Francë-Gjermani. Ai lindi më 10 shtator 1990 në Idlib të Sirisë dhe pasaporta që u gjet pranë trupit të tij është origjinale.
Ndërsa Amimous ishte një nga kamikazët në teatrin Bataclan. Ai lindi më 15 tetor 1987 në Paris. Jetonte në periferinë veri-lindore në Drancy të Francës.
Ndërkohë në të gjithë Parisin dhe Francën ka psur kontrolle “blic” antiterrorizëm. Ndjekja naj anëtavëve të komandos që të premten kryen një masakër në kryeqytetin francez vazhdon pa pushim.
Ndërkohë tre persona u ndaluan në Toluzë para dy ditësh, në lagjen ku jeton Mohamed Merah, 23-vjeçari me origjinë algjeriane, i cili në mars 2012 kishte vrarë 7 persona, mes të cilëve 3 persona. Ndërkohë edhe pesë të dyshuar janë arrestuar në Lion, të cilëve u është gjetur një arsenal i rërë armësh. Kontrollet kanë shkuar deri në Belgjikë, ku në Bruksel ka pasur disa ndalime.
