Tenton të vrasë bashkëshorten me kaçavidë, arrestohet 44-vjeçari

Saimir Lleshi

Një 44-vjeçar u arrestua nga policia e Vlorës, pasi ka tentuar të vrasë me kaçavidë bashkëshorten e tij. Në pranga përfundoi Dritan Isufi, banues në lagjen “Rilindja”.

Sipas policisë, pasditen e shkuar, pasi është konfliktuar me bashkëshorten e tij 37-vjeçare, e ka plagosur atë me kaçavidë duke i shkaktuar asaj dëmtime të lehta.

Gruaja ndodhet në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën. Konflikti ka ndodhur për motive xhelozie, pasi dy bashkëshortët në fjalë janë në përfundim të procedurave të divorcit. /Dita/

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *