Kush ishin albanët?

redaktor

I nderuar lexues! Albanët ishin fis ilir nga i cili morën emrin e hershëm shqiptarët. Përmendet për herë të parë si Albanoi në shek.II të e.s. nga Ptolemeu, i cili i vendos në shpinë të Dyrrahut deri tek malet Kandave (malet e Polisit) në lindje. Qyteti kryesor i tyre ishte Albanopoli. Në krahinën qendrore të banuar prej albanëve ruhen ende toponimet që lidhen me emrin e këtij fisi, si: Arbana, fshat në rrethin e Tiranës, Kroi Alban në afërsi të fshatit Zgërdhesh të rrethit të Krujës etj. Në mesjetë njihet dhe varianti Arban. Ka qenë emri etnik i shqiptarëve në mesjetë siç dëshmon fakti që këtë emër e morën me vete shqiptarët e mërguar në Greqi (shek.XIV) në formën arvanit, në Itali (shek.XV-XVI) dhe në Dalmaci (shek.XVIII) në formën arbëreshë.

Share This Article
2 Comments
  • Si ka mundesi qe popullsia mori emrin e nje fisi qe nuk eshte permendur asnjehere me pare dhe nuk mori emrin e nje nga fiseve te medha ilire qe kane lene gjurme ne historine e Ilirise?Ptolemeu permend qytetit Alban(I bardhe) ku ishin vendosur romaket e ardhur pas luftrave iliro-romake dhe jo fis me kete emer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *