Rasti ‘Kushi’ (3)

editor

Ju kujtohet ai peticioni që u bë nga një numër intelektualësh putativë në favor të pushtetit e kundër opozitës, në të cilin saktësisht i kërkohej opozitës që të ngrinte kartonët jeshilë në Kuvend për të miratuar tre ligjet e famshëm “të integrimit”? Sipas Topallit, që ishte iniciatorja e atij peticioni, tok me të tjerët ka hedhur firmën dhe Evis Kushi, kandidatja e sapo prezantuar e Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasanit. Topalli e tha këtë gjë në Kuvend.

Ndokush mund të ketë menduar se kjo s’ka si të jetë e vërtetë. Por ja që është. Jo tamam siç e thotë Topalli, megjithatë. Situatën e ka ndriçuar vetë Evis Kushi. “Kam hedhur një firmë në mirëbesim, njësoj si edhe kolegë të tjerë në Universitetin Aleksandër Xhuvani të Elbasanit; kam firmosur fare sinqerisht mbi një letër të bardhë, pasi m’u tha se ishte fjala për një nisëm jopolitike, ku kërkohej bashkëpunimi i të gjitha forcave politike në funksion të integrimit; fatkeqësisht, ajo nisëm s’ishte aspak jopolitike dhe aspak në frymën e bashkëpunimit; përkundrazi, ishte pjesë e atij politizimi të skajshëm që po e rrënon nga themelet botën akademike duke e kthyer universitetin në një hapësirë asfiksuese për lirinë e të menduarit”. Dhe Kushi shton: “ky politizim skandaloz në dhunim të lirisë akademike është një nga shumë arsyet që më nxitën t’i them ‘po’ ftesës Edi Ramës dhe Partisë Socialiste”.

Ka dy gjëra në këtë mes.

1. Peticioni që u propagandua me bujë paska qenë një peticion i nënshkruar me hile, e me mbledhje firmash në një fletë të bardhë. 2. Evis Kushi nuk shfajësohet prej këtij fakti; asaj nuk i falet që ka firmosur në tym një peticion, të cilin nuk e ka lexuar, dhe së dyti nuk i falet që këtë lojë të Jozefinës nuk e ka denoncuar qysh më përpara, qysh të nesërmen e publikimit të peticionit. / ResPublica

Share This Article
9 Comments
  • Mire eke i dashur Mustafa,por ne shqiptaretr jemi mesuar ta mbajme nje dore ne bakllava e tjetren ne revani

  • Nje njeri i pergjegjshem,ne cfaredo niveli intelektual qofte,nuk nenshkruan nje leter te bardhe.
    Qe ne kete hap te pare,per mua,zonja Evis Kushi eshte nje person pa formimin me te thjeshte civil e civik dhe si e tille e padenje per ta votuar.

  • Firme ne mirebesim ??? Druaj se zonja ne fjale nuk eshte aq naive sa paraqitet. Mund ta kuptoja (deri diku) nje ndihmesmjek te firmoste peticionin e dirigjuar nga Topalli, megjithese cdo njeri me dinjitet duhet ta refuzonte nenshkrimin e nje pacavureje te tille. Por kur e nenshkruan nje dekane fakulteti, dobesohen se tepermi te ashtuquajturit faktore shtrengues qe kane te bejne me presionin nga lart. It stinks to high heaven.

  • Si nje vajze e studiuar ne Angli, si nje njeri qe pretendon te jete intelektuale, do ta kishte terhequr kandidaturen menjehere e te vazhdonte te notonte ne pellgun e Universiteti “Aleksander Moisiu,” sepse eshte e qarte qe aty ajo ‘noton’ bukur.

  • Po keta jane kuadrot, Dok. Prof. made in Albania qe kushedi cfare shkolle private ka mbaruar ne Angli. Dhe duan te na udheheqin keto injorante. A mos vjen gja prej Korre apo prej Godoleshi oj zonje.Meqe je Elbasanse e kupton…. Qe ne kohen e Enverit, kur ne ishim fare injorante nga ana juridike nuk gjeje njeri ta jepte firmen ne te bardhe. Kjo eshte njesoj si me heq breket e tua ne mes te rruges o Supper INJORANTE

  • ME DUKET SE PO E BANALIZOJME SHUME KETE PROBLEM.DUKE PARE NJE LETER TE BARDHE KU KANE FIRMOSUR ME PARE SHUME TE TJERE ,SA DO QE TE JESHE I DITUR MUNDE TE NDODHI ,GJENDESH BOSH,POR NE KETE RASTE ESHTE I PA FALSHEM MOS DENONCIMI I KETIJ FAKTI PARA SE TE FILLOSH TE HYSHE NE POLITIKE SE KY FENOMEN ZONJA EVA DO TE SHOQEROJ TAMAM SI HASAN PORDHA ,QE SHKOJ 10 VJETE JASHTE SHTETIT DHE KUR U KTHYE PYETI E KUJTE ESHTE KJO SHTEPI ,NJE DJAL I RI U PERGJEGJ I HASAN PORDHES.
    ELAMI

  • Burri i kesaj dekane(qe griu nga eurot studentet) PD-ja ja emeroi burrin ne drejtorine arsimor duke hequr nje socialist, duke emeruar ne nje vend pune ku duhet nje informaticien dhe jo nje mesues fizike.

  • Rezi,
    Gjithshka shkruhet nuk eshte e vertete. Burri i zinjes eshte zotni qe nuk e di deren e universitetit. Ajo jo vetem qe nuk ka studiuar ne universitet privat por ka qene e shkelqyet edhe ne U.T.Asaj i tremben te gjithe prandja ka filluar nje lufte e tille, madje dhe vete deputetet aktuale, duke njohur reputacionin e saj. Kjo gji i ndodh kujt do pas tete firmave firmos çdo njeri ne mirebesim. Veç kesaj eshte vlere e mendimit ndryshe. P.D duhet ta kishte ftuar kete zonje. Eshte pritur mjaft mire. Votimi do ta tregoje. Zoti mustafa shume i ashper te pelqej por kete radhe nxitove. Po ta njohish Evisin do i kerkosh ndjese 100 here, eshte e mrekullueshme me shpirt te madh

  • Ke zgjedhur ekip te dobet zoti Rama. Zonjusha kujtonte se po nenshkruante nje autograf! Shume e papergjegjshme! C’do justifikim tjeter e ve ne pozite qesharake.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *