Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Nuk ka për të patur asnjëherë ndëshkime për pasuritë e politikanëve, pasi “prishin” imazhin e Shqipërisë. Politikanëve të sotëm nuk ju numëron dot vilat, fshatrat turistike, pagat, përfitimet e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Ky është “kapitali”-zmi alla shqiptar me megavjedhje. Dhe populli rri e vështron vilat e opozitarëve dhe pushtetarëve krah për krah si shembull i bashkëjetesës paqësore. Kjo politikë e mbushur me njerëz gati ordinerë dhe jo pak, por 140, llafollogë në foltoren e zaptuar nga ata që premtojnë, por zakonin nuk e harrojnë, sulmo mbi gjithçka që të mbrohesh nga gjithçka, është një turp dhe pa shpresë për më mirë.
