Strategjia e Perëndimit, CNN: Nga solidariteti duhet kaluar në plan konkret

Saimir Lleshi

Momenti i goditjes së Francës në zemër të saj ishte zgjedhur mbase qëllimisht për të koinçiduar me një përvjetor që i shërben shumë makinerisë propagandistike të ISIS-it.

Nëntorin e 1914-ës, viti i shpërthimit të luftës së parë botërore, ideologu fetar Sheikh-ul-Islam shpalli një xhihad në emër të kalifatit otoman, duke nxitur ndjekësit të rroknin armët kundër disa shteteve përfshirë Francën, Rusinë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Konflikti asokohe, kujton CNN, rezultoi me mposhtjen e kolapsin e kalifatit, që nga Al Kaeda e së fundi, ISIS-it, citohet shpesh si ngjarje brengosëse. Kur iu drejtua kombit pas sulmeve të së premtes, Francois Hollande foli për një akt lufte të ushtrisë terroriste Daesh, një nga emrat e përdorur në referimet për ISIS-in. “Ne”, shtoi shefi i Elizesë, “do t’i përgjigjemi po me luftë e do të jemi të pamëshirshëm”.

Deklarata e guximshme e tij u pasua shpejt nga mesazhe mbështetjeje dhe solidariteti të presidentit amerikan Barak Obama dhe kryeministrit britanik David Cameron. Ccështja është se deklarimet me fjalë të forta për bashkim radhësh e unitet apo angazhimet e liderëve perëndimorë për mposhtjen e ISIS-it, nuk janë gjë tjetër veçse zotime boshe nëse nuk arrijnë të shndërrohen në strategji konkrete, të prekshme, e deri më sot, thotë gjiganti mediatik amerikan, kjo nuk ka ndodhur.

Militantët e ISIS-it, sipas tij, janë të bindur se perëndimi nuk ka oreks të dërgojë trupa tokësore në Irak e Siri për shkatërrimin e infrastrukturës së grupit të dhunshëm ekstremist; ata janë të bindur se ndërkombëtarët nuk do të shkojnë përtej fushatës së sulmeve nga ajri.

E vetmja forcë efikase në terren deri tani janë peshmergat kurde. Marrja prej tyre e qytetit strategjik irakian të Sinjarit, me mbështetjen e avionëve amerikanë, i ndërpreu ISIS-it një arterie kycce furnizimi, autostradën 47 që lidh Sirinë me Mosulin e pushtuar nga grupi terrorist.

Kjo për ISIS-in nënkupton ndalim të lëvizjes së lirë të luftëtarëve të tij, bllokim të furnizimit me naftë apo rezerva të tjera.

Sinjar-i, për CNN-in, është shembulli i rezultatit mbresëlënës që mund të ketë fushata ajrore e kombinuar me një operacion të frytshëm në tokë.

Pas sulmeve të Parisit, Perëndimi sipas rrjetit televiziv amerikan, gjendet përballe tre mundësish: e para, të vazhdojë me strategjinë e tanishme, që nuk po jep ndonjë rezultat te madh.

E dyta të nisë operacione tokësore në bashkëpunim me aleatët lokale në Siri e Irak për të copëtuar rrjetin islamik të shtrirë në të dy këto vende dhe e treta, të heqë dore fare prej tyre duke i shtyrë drejt një izolimi të mëtejshëm, skenar ky që padyshim, ISIS-in do ta kënaqte pa masë. /Tch/

Share This Article
1 Comment
  • Bote me arsenalin e superfuqive kane te gjitha kushtet e nji terreni per te eksperimentuar pa dhimbje,armatimet e tipeve te fundit,se sa jane efikase ne asgjesimin e kundershtarit fodull SIS te cilet kane triumfue vetem e vetem se kundershtari i tyre ishte,ishin popuj te pa armatosur.Lufta kunder ISIS duhet te jete aq e rrufeshme dhe e sukseseshme sa,mbrenda brekusheve te zeza te tyre te mos ekzistoj me asnji pjese kembimi te qenjes skeleto njerezore.Shuarje vetem shuarje pa nam e nishan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *