“Im bir nuk e kishte ndërmend të vriste në Paris”

Saimir Lleshi

Nëna e një prej autorëve të shpërthimit në Paris ka deklaruar se nuk e kuptonte se pse i biri i saj ishte përfshirë në një akt të tillë dhe se nuk dinte asgjë për qëllimet e tij.

Ajo deklaron se mbase, 31-vjeçari Ibrahim Abdeslam, ka qenë i stresuar në momentin që ka hedhur veten në erë përpara kafenesë Comptoir Voltaire në kryeqytetin francez.

“Ky nuk ishte plani i tij, jam e sigurt. Fakti që jeleku vetëvrasës shpërtheu pa vrarë askënd do të thotë shumë. Ne e kemi takuar edhe dy ditë përpara sulmeve. Nuk kishte shenja se ata do bënin diçka të dhunshme”.

Megjithatë familja e tij e pranoi se ai ka kaluar një kohë të gjatë në Siri. “Jemi të habitur që Salah është përfshirë këtu. Ibrahimi ishte ndryshe. E dinim që ishte radikalizuar deri diku. Por jo në këtë masë që të bënte një krim të tillë si ky”.

Vëllai i tij, Mohamed Abdeslam, një ish-punonjës në këshillin bashkiak, u arrestua në Molenbeek në perëndim të Brukselit. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *