Michel de Notre Dame (14 ose 21 dhjetor 1503 – 2 korrik 1566), i latinizuar si Nostradamus, ishte një mjek dhe astrolog me origjine hebreje dhe konsiderohet si një nga autorët më të njohur të profecive. “Les Prophéties” puna e tij profetike doli në dritë në 1555. Që nga publikimi i librit, shumë njerëz janë tërhequr nga vargjet e tij misterioze (zakonisht të shkruara në strofa). Ndjekësit e tij pretendojnë se Nostradamus parashikoi shumë katastrofa në botë, që nga koha e tij deri në korrik të vitit 1999 (kur pretendonte se do të ndodhte fundi i botës).
“Në fillim do të ketë sëmundje vdekjeprurëse si paralajmërim, do të vdesin shumë kafshë, do të ketë katastrofa, ndryshime klimatike dhe më në fund do të fillojnë luftërat dhe pushtimet e mbretit të zi”, lexohet në profeci. U pretendua se ku njeri i zi që i referohet Nostradamus mund të ishte Papa i ri i emëruar nga Kisha katolike. Gjithsesi, pasardhësi i Papa XVI më në fund u vendos Francescu dhe jo Peter Turkson. Papa Françesco i takon rendit jezuit që vishen me të zeza.
Në librin e tij ai fliste për fillimin e një “lufte të madhe” në Francë, për një Evropë të goditur dhe Romën e shkatërruar
Në një strofë të librit “Profecitë”, që është një koleksion strofash që rimojnë që që shumë e konsiderojnë parashikimin e së ardhmes, Nostradamus shkruante: “Lufta e madhe do të fillojë në Francë dhe më pas do të goditet e gjithë Evropa, e gjatë dhe e tmerrshme do të jetë për të gjithë …më pas më në fund do të vijë paqja, por pak njerëz do ta gëzojnë”.
Pas ngjarjeve të Parisit është normale që fjalët e tij të të fusin drithërimat. Frika që mbizotëron në Europë është e dukshme.
“Do të ketë aq shumë kuaj të kozakëve (popuj nomad që jetonin në stepat ruse) që do të pinë në burimet e Romës”. Sikur të mos mjaftonte Nostradamus shton : Roma do të zhduket dhe zjarri do të bjer nga qielli dhe do të shkatërrojë tre qytete. “Gjithçka do të besohet e humbur dhe nuk do të shihen veçse vrasje; do të dëgjohen vetëm zhurma armësh dhe blasfemi.
“Të drejtët do të vuajnë shumë. Roma do të humbasë besimin dhe do të bëhet selia e antikrishtit. Demonët e qiellit me antikrishtin do të bëjnë çudira në tokë dhe në qiell dhe njerëz do të bëhen gjithnjë e më të këqij”.
Është e qartë që janë fjalë të shkruara rreth pesë shekuj më parë, por sot tingëllojnë shumë shqetësuese. /DITA
