Vëllai i dy terroristëve që morën pjesë në sulmet në Paris, Brahim Abdeslam dhe Salah Abdeslam është liruar nga policia belge dhe pas lirimit ka mbajtur një fjalim në lagjen “Molenbeek” të Brukselit lidhur me veprimtarinë e dy vëllezërve.
Muhamed Abdelsam, u arrestua nën dyshimin se kishte lidhje me sulmet në Francë, mirëpo, hetimet treguan se ai nuk ishte i përfshirë.
Vellai i tij i mesëm , Brahim Abdeslam hodhi veten në erë në bulevardin “Volter” në Paris, ndërsa tjetri është ende në kërkim nga Policia. Pasi u lirua, Muhamedi mbajti një fjalim para shtëpisë së tij në Molenbeek të Brukselit ku foli për ngjarjen.
“Unë u arrestova nën akuzën e përfshirjes në sulmet terroriste, por në asnjë moment nuk kam qenë i përfshirë, qoftë direkt qoftë indirekt. Unë jam një punonjës i Bashkisë së Brukselit për 10 vjet dhe nuk kam patur kurrë asnjë problem me askënd. Njerëzit në këtë komunitet më njohin dhe e dinë mjaft mirë se çfarë jam në gjendje të bëj dhe çfarë nuk jam në gjendje të bëj. Kurrë nuk kam patur probleme me ligjin. Nuk kishte asnjë provë që unë të isha i përfshirë në ngjarjet në Paris, ndaj edhe gjykata më liroi. Nuk kam se si ta shpjegoj atë që ndodhi në Paris. Ne kemi qenë një familje e hapur dhe kurrë nuk kemi patur probleme. Familja ime është në shok prej kësaj tragjedia. Dy vëllezërit e mi ishin njerëz të zakonshëm, dhe unë kurrë nuk kam vënë re ndonjë gjë të pazakontë te ta”, tha ai.
“Vëllai im, Salah, terroristi i 8 që dyshohet për sulmet në Paris, nuk e ka thënë ende fjalën e tij. Ne nuk e dimë se ku gjendet ai dhe nëse ka qenë i përfshirë me siguri. Gjithashtu, ne nuk e dinim që Brahimi ishte në Paris të premten, dhe nuk e dinim që ai hodhi veten në erë. Ata janë djem të rritur dhe unë nuk kam patur të drejtë t’u kërkojë llogari. Mendimet tona janë me viktimat, por edhe me nënën tonë, e cila është totalisht e shkatërruar. Për të, ata vazhdojnë të jenë djemtë e saj”, përfundoi Muhamed Abdeslam.

Po nje llaf per viktimat nuk e thua dot apo je dakord me ate qe bene vellezerit e tu.Eshte e vezhtire te ndryshoni ju, jo nga 20 vjet po nga 200vjet te rrini ne perendim ju nuk ndryshoni.
Po mire, cila pjese e ketij fjalimi ishte kaq prekese???!!!!
fare e keqe
Qenka me te vertete rrefim shume prekes o z.gazetar.Na i keputi shpirtin fare ky Mahmuti. Titull shume i goditur. Heny Cili qe te ka dhene diplomen e gazetarise,me siguri qe eshte krenar me ty.