Futbolli elitar spanjoll, la Liga, mund të humbasë dy futbollistët më të mirë në botë, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, për të cilët vijnë oferta marramendëse nga Premier Liga. Sipas mediave britanike, sulmuesi i Barcelonës është gati të zbarkojë në ishull për një pagë 25 milionë Euro neto në sezon, ndërsa për futbollistin luzitan Reali i Madridit ka vënë një çmim 113 milionë Euro.
Dueli Messi-Ronaldo, që zgjat prej 6 sezonesh në Primera Division, mund të zhvendoset në Premier League sezonin e ardhshëm. Messi kërkon të shmangë problemet e mëtejshme me tatimet në Spanjë, ndërsa Ronaldo i lodhur nga Benitez, thuhet se po kërkon një sfidë të re.
Për momentin ky skenar duket si fantamerkato, por në Angli janë të sigurtë se diçka do të ndodhë. Messi është betuar se do t’i qëndrojë besnik përjetë Barcës, por 25 milionë Euro në sezon janë një motiv i fortë për të ndryshuar ambient. Kjo është shifra që përfaqësuesit ligjorë të argjentinasit u kanë kërkuar Chelseat, Arsenalit, Manchester United etj, që synojnë shërbimet e 28-vjeçarit.
Sipas The Sun, Reali i Madrid pret ofertën e duhur për Ronaldon, që kohët e fundit nuk e ka fshehur pakënaqësinë ndaj Benitezit, duke dhënë deklarata për të ardhmen e tij të cilat nuk i kanë pëlqyer presidentit Perez. Cmimi i fiksuar nga klubi Merengues është 113 milionë Euro, ose 80 milionë Paund. Chelsea, Manchester United dhe PSG po monitorojnë me shumë kujdes luftën e ftohtë mes CR& dhe klubit spanjoll.
