Tërmeti 6-ballësh lëkund Greqinë, ndihet nga Leufkadha në Athinë

redaktor

Një tërmet i fuqishëm prej 6.1 ballë i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e së martës në Greqinë perëndimore.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 23 km në perëndim të ishullit të Leufkadhës, në detin Jon, ndërsa sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, thellësia e saj llogaritet në 5 km.

Tërmeti është ndjerë edhe në Peloponez, deri në kryeqytetin Athine. Deri tani nuk ka njoftime për dëme në njerëz dhe materiale.

Sizmologët po ndjekin me vëmendje fenomenin, që sipas tyre ka lidhje me lëkundjet sizmike që regjistrohen herë pas here në zonën pranë ishullit të Qefalonisë, në jug te Leufkadhës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *