Emaili i dërguar për ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri duket se është vetëm një shaka të rinjsh, por megjithatë për këtë po paguajnë; janë në qeli.
Dy të arrestuarit nga Kashari, Klodian M. dhe Valter M., janë shoqëruar dje nga policia pasi hetuesit kanë zbuluar IT-në nga e cila dërgoheshin të dhënat. Pas arrestimit, atyre u është sekuestruar një kompjuter portativ si dhe dy telefona celularë.
Megjithatë, pas hetimeve, ka rezultuar se të rinjtë nuk kanë asnjë lidhje me aktivitete terroriste. Për këtë arsye, ata do të ndiqen në gjendje të lirë. Sipas hetuesve, shtetasi Klodian M. ka thënë se kishte hapur një adresë e-maili, të cilën kohët e fundit e ka përdorur shtetasi Valter M., i cili i kishte ndryshuar edhe fjalëkalimin e hyrjes në këtë postë elektronike në platformën “gmail”.
“Nuk e di çfarë ka bërë pasi nuk hyj dot më në atë adresë, por çfarëdo të ketë dërguar, ka qenë shaka”, mësohet të ketë thënë pronari i adresës së e-mailit.
Emaili u dërgua një ditë pas sulmeve në Paris, çka krijoi jo pak panik. /Dita/

SHAKA ..!!!???
Po meqe po thot pronari i adreses se email-it…shaka duhet te jet…shaka esht ..
Hajde idjot , hajde…
Po sigurisht, ti iki ti vazhdoj shakate me shokte e burgut tani. Te shkrihet te bej qejf. Cfare idiotesh, per Zotin. Ky eshte problemi kur ke nje popull te papjekur, shume pak te arsimuar, mllefaxhi e intrigaxhi. Kur gjithe robte e dynjase tregohen te kujdesshem e vigjilent, duke bashkepunuar me policine per akte te dyshimta, keta tanet krijojne keshtu skenash per inate politike. Ncnc Zot na ruaj!