Një 49-vjeçar përfundoi në prangat e policisë pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Shtetasi S. Metaj u arrestua, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një 17-vjeçar, banues në Tiranë.
Sipas komunikatës së policisë, ndaj tij ka “bërë kallëzim shtetasi me inicialet R.V. 17 vjeç, banues në Tiranë, sepse ka kryer veprime të natyrës ngacmuse seksuale ndaj tij më datë 15.11.2015, në rrugën ’Anton Ashta’”.
Materialet në ngarkim të 49 vjeçarit iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme. /Dita/
