Ish-ambasadori i Shqipërisë në Francë, shkrimtari dhe publicisti i njohur Luan Rama, në këtë intervistë ekskluzive për ‘DITA’ rrëfen dhe analizon historinë e goditjeve terroriste në Paris. Ai është rikthyer në kryeqytetin francez vetëm pak orë pas maskrës së 13 nëntorit dhe tregon përshtypjet nga Parisi aktualisht. Pse u zgjodh Franca të goditej dy herë brenda një viti nga terroristët islamikë? A është e vetme Franca në luftën kundër terrorizmit? A është futur bota në një luftë të re dhe kemi të bëjmë me një luftë apo përplasje midis qytetërimeve? Si dhe kur është përfshirë Shqipëria në këtë luftë dhe sa jemi të rrezikuar nga kjo luftë? Çfarë mund dhe duhet të bëjmë për parandalimin e kësaj lufte?
– Zoti Rama, ju u kthyet në Paris pak orë pas masakrës. Si e gjetët atmosferën atje dhe si ka evoluar ajo ditët më pas?
– Ishte një atmosferë e çuditshme, një heshtje që mbizotëronte që në uljen nga avioni. Policët shumë të sjellshëm, por me një fytyrë të trishtë dhe të vendosur njëkohësisht. Qyteti ishte në heshtje. Mjekonte plagët e tij. Një Paris i plagosur, por i qetë, edhe pse në fytyrat e njerëzve kishte një lloj hutimi, një pyetje e kuptueshme për të ardhmen, të nesërmen. Refleksi im i parë të nesërmen ishte të shkoja në Place de la Republique. Ishte një ndjesi sikur gjithë bota ishte aty, një humanitet i tërë, njerëz të të gjitha ngjyrave, moshave, nëna me karroca, fëmijë që zgjasnin trëndafilë edhe pse nuk e dinin se ato fytyra përballë ishin ata që ishin vrarë një natë më parë. Letra dashurie, pentagrame, dhe fjalë të kurajos, të forcës, një kushtrim solidariteti që bën të mposhtet si frika ashtu dhe dhimbja. Sot gjithçka ishte e qetë. Francezët e kishin gjetur vetveten. Të gjithë mendonin se tashmë duhet luftuar vendosmërisht kundër terrorizmit, barbarisë…
– Prej disa ditësh gjithë bota jeton me tragjedinë e sulmeve terroriste që ndodhi në Paris. A ishte e rastësishme që Franca u godit dy herë brenda një viti?
– Sigurisht që jo! Franca ka kohë që është në gjendje të tensionuar dhe të angazhuar për të luftuar kundër terrorizmit dhe veçanërisht vitet e fundit, përballë atentateve të shumta e në rritje terroriste, shumë prej të cilave janë parandaluar, por që të tjerat fatkeqësisht kanë sjellë viktima të shumta dhe tronditje në jetën e njerëzve. Pas atentatit të janarit të këtij viti kundër “Charlie Hebdo”, të tjera tentativa u bënë deri sa arritën që më 13 nëntor të godasin në mënyrë të tmerrshme e barbare mbi njerëz të pafajshëm. Kësaj radhe nuk janë vetëm gazetarë apo hebrej dhe policë, por gjithë populli, kristianë e myslimanë bashkë si mbështetës të këtij shteti demokratik. Vetëm përmes barbarisë ata shpresojnë që të mbjellin tmerrin, frikën dhe të detyrojnë një vend siç është Franca, Anglia, Spanja, etj, që t’i lenë rehat në fuqizimin e tyre si forcë ushtarake, si një fuqi rajonale, që më vonë të mund të marrin marshin drejt Europës, drejt qytetërimit të Lirisë dhe të së Drejtës. Ja pse pas ngjarjeve të janarit, kryeministri francez deklaroi se “Franca është në luftë”. Ndonjë analist e quajti të nxituar deklaratën e kryeministrit Manuel Vals, por është e vërtetë se Franca ishte dhe është në luftë, përballë një armiku tepër barbar e të rrezikshëm që fatkeqësisht ka disa ithtarë brenda tokës së Francës, kësaj France që është treguar bujare me ata.
– Kjo nuk është një luftë vetëm e Francës, apo jo?
– Lufta e Francës është një luftë kundër xhihadizmit, terrorizmit, kundër radikalizmit, e cila tashmë po e angazhon në mënyrë maksimale gjithë klasën politike franceze, duke venë në dispozicion gjithë instrumentet materiale dhe juridike për ta fituar këtë luftë. Presidenti Holland dha sinjalin e parë përmes goditjes së fortë kundër ISIS. Një strategji e re po ndërtohet dhe me aleatë të rinj në këtë luftë, duke përfshirë edhe Rusinë, por duke punuar njëkohësisht dhe në hapësirën politiko-diplomatike siç është takimi aktual i Vjenës ku po kërkohet pothuaj nga të gjithë një zgjidhje politike në Siri për largimin e Bashar El Asadit dhe një tranzicion politik që do të kalojë përmes zgjedhjesh… Por prioriteti është goditja vendimtare e ISIS.
-Sipas jush, problemi ISIS është shqetësim i disa shteteve të veçanta?
– Mendoj se problemi ISIS nuk është vetëm një problem europian. Ai është një problem mbarë botëror. Është një problem jetik së pari për vendet rajonale të Sirisë, Irakut, Afganistanit, ku një shtet terrorist mund të avancojë (siç e kemi parë kohët e fundit) në marshin e vet të hegjemonisë së pushtimit dhe të krijimit të një Kalifati të madh duke ëndërruar botën e nesërme si një kalifat të tyre. Ka qenë Amerika dhe aleatët e saj të afërt, Franca, Anglia, e vende të tjera që kanë bërë të mundur ta stopojnë këtë marsh të vdekjes, duke mbështetur forcat liridashëse, por edhe duke ndërmarrë inkursione ajrore e ushtarake. Megjithatë, ISIS është dhe një problem europian, pasi në territoret europiane si në Francë, në Angli, Belgjikë e gjetkë, prej dy dhjetëvjeçarësh janë krijuar gradualisht vatra radikale integralizmi, ku terrorizmi është parë si e vetmja mënyrë për triumfin e “islamit” të tyre. Aksionet e ndryshme anti-franceze, janë kryer nën komandën e ISIS, mbajnë vulën e tij, pasi këta terroristë janë instruktuar dhe stërvitur për të goditur në zemër të Europës. Një vatër e vërtetë xhihadizmi është Malenbek në Belgjikë apo disa “qyteza” të Francës, veçanërisht në rrethinat e Parisit, Tuluzë, e gjetkë. Në instrumentet e reja juridike që po ndërmerren në luftën kundër xhihadizmit, parashikohet dhe një bashkëpunim me operatorët e mëdhenj të internetit si Google, Tëitter, Facebook, etj, që të mund të parandalohen mesazhet e urrejtjes dhe të thirrjeve për xhihad.
– Nuk janë të paktë ata që mendojnë se kemi të bëjmë me një luftë të re botërore…
– Mendoj se nuk mund të flitet për një Luftë të Tretë Botërore. Përmasat e një lufte botërore janë ndeshjet e shteteve të fuqishme apo aleancave të mëdha siç i kemi parë gjatë luftës së Parë dhe luftës së Dytë, dhe ku mbijetesa e njërës aleancë mbi tjetrën, varet vetëm nga kjo përplasje për jetë a vdekje. Ja pse viktimat kanë qenë me miliona. ISIS sot është një shtet i sapo krijuar dhe i vetmuar, i cili, pavarësisht rrezikshmërisë ekstreme që përfaqëson për tronditjen e ndërgjegjes së një vendi apo shoqërore nuk mund të shkojë më larg se kaq. Forcat demokratike janë shumë më të fuqishme, por duke ruajtur disa principe, ato nuk kanë dashur t’i kapërcejnë caqet e ndërhyrjes. Tashmë lufta është shpallur nga ana e ISIS dhe ndërhyrja duhet të jetë e fortë, konsekuente dhe vendimtare deri në shuarjen e këtij të ashtuquajturi shtet. ISIS sot të rikujton “asasinët” e kohës së mesjetës, kur të izoluar në një nga vendet e Sirisë e Palestinës, suleshin nga kështjella drejt një vdekjeje të sigurt për të vrarë me thika sa më shumë njerëz që të mund ta trondisnin psikikën e kundërshtarit. Dhe para këtij sulmi të befasishëm ata deheshin. Kjo dehje për kamikazët sot është shpirtërore, pra nga ana e predikuesve, të imamëve integristë që përgatisin kështu bomba me fytyrë njeriu, të cilët nuk kanë asnjë lloj ndjesie për jetën njerëzore, dhe kokat mund t’i presin si trofe për xhihadin.
– Sa e rrezikuar është Shqipëria nga kjo luftë?
– Shqipëria është një zonë periferike e zhvillimit të kësaj lufte kundër terrorizmit, por që merr rëndësi të veçantë në kuadrin e një lufte strategjike, pasi ISIS kërkon ta kthejë Ballkanin (vendet e besimit mysliman apo të përzier) në një rezervë xhihadiste. Vendi ynë u bë problematik në kohën kur Shqipëria e futur dhe e bekuar nga Berisha në Konferencën Islamike u hapi dyert fondacioneve fetare e “bamirëse”, këtyre fondacioneve fantazmë me shtetas arabo-shqiptarë, te të cilët fshiheshin terroristë të kërkuar nga shërbimet sekrete perëndimore. Por kjo epokë mund të konsiderohet e kapërcyer. Shteti shqiptar aktualisht është në vigjilencë për të vepruar kundër çdo shfaqjeje xhihadizmi. Por, megjithatë, lufta kundër radikalizimit në mjediset fetare është një luftë e vazhdueshme pasi disa predikatorë shqiptarë, ashtu si në Kosovë apo Maqedoni, kanë predikuar xhihadin në mënyrën më të hapur, madje përmes mediave publike, dhe nuk janë cenuar aspak për deklaratat e tyre të nxitjes së urrejtjes. Ata që duhen luftuar sot janë predikuesit, rekrutuesit që ushqejnë dhe frymëzojnë xhihadin. Dhe për ta shteti s’duhet të ketë asnjë tolerancë, madje deri dhe në mbylljen e vendeve të kultit, siç po kërkohet sot edhe nga liderët politikë francezë. Që nga viti 2014, me marrjen e masave të reja juridike, Franca ka evoluar në këtë fushë në mënyrë që të luftojë më shpejt dhe më mirë terroristët dhe vatrat radikale. Dhe sigurisht, pa ngatërruar asnjëherë besimin e individit me prirjen radikale. Edhe Shqipëria duhet të rishikojë gjithë korpusin juridik në këtë drejtim.
Ndërsa lidhja e fesë me politikën në Shqipëri është një problem tjetër që kërkon një debat shumë të gjerë dhe urgjent, pasi një ditë, (meqë politikanët tanë sot mendojnë si të qëndrojnë në pushtet, duke u kërkuar votën dhe joshur vendet e kultit) shqiptarët do të gjenden përballë një partie fetare në krye të të gjitha partive të tjera! Por kur të shfaqet “boomerangu” të gjithë do të shastisen, ndërsa ata që e fabrikuan këtë katastrofë nuk do të jenë më.
– Çfarë mund të bëjmë ne si shtet dhe si shoqëri për t’i shpëtuar kësaj lufte?
– E thashë, duhet menduar gjithë strategjia e luftës kundër terrorizmit dhe instrumentet e kësaj lufte dhe së pari ato juridike, pasi nuk duhet lënë shteg për liri të shprehjes së pakufizuar: aty ku nxitet urrejtja aty duhet ndëshkuar!
– Pas gjithë këtyre arsyetimeve, a ka ardhur Luan, realisht koha të flasim pa dorashka për një luftë midis qytetërimeve?
– Sigurisht, ne jetojmë në një kohë kur ekzistojnë qytetërime të ndryshme, ashtu siç jetonin dhe shekuj më parë qytetërime të ndryshme si ai europian, (perëndimor), aziatik, arab, kinez, etj. Por edhe sot qytetërimet ekzistojnë aty ku mbizotërojnë kultura të ndryshme. Nuk është fjala për nivelet ekonomike dhe potencialet teknologjike, por së pari shpirtërore, kulturore. Hapësira të ndryshme gjuhësore japin e marrin brenda një sfere qytetërimi apo midis qytetërimeve. Por në qytetërim futet edhe politika dhe është ajo që krijon konflikte apo përplasje që i përjetojmë edhe sot. Psh, është e habitshme që në UNESCO, të “drejtat e njeriut” nuk janë të njëjta për të gjitha shtetet anëtare. Vendet e grupit të Konferencës Islamike (ku bën pjesë dhe Shqipëria) kanë një Kartë të veçantë të të “Drejtave të Njeriut”, ku të drejtat përcaktohen nga e drejta hyjnore, Zoti. Ky është një dallim. Por ka grupe, shtete, fuqi si ISIS, të cilët bëjnë përplasjen që t’u imponojnë të tjerëve, pra pjesës tjetër të botës, modelin e tyre kulturor. Këtu kemi të bëjmë me përplasje mes qytetërimeve por jo “lufte midis qytetërimeve” pasi ajo për çka lufton ISIS dhe grupet integriste terroriste, nuk është lufta e botës arabe, apo e vendeve të besimit mysliman. Lufta fillon kur do të imponosh me forcën e armëve një kulturë, një mënyrë jetese, një besim fetar, pra një “qytetërim” të caktuar. Pra nuk kemi një luftë qytetërimesh “Perëndim-Lindje”…
Intervistoi Xhevdet Shehu – DITA

Po pritoj talexoj.
Une po te pergjigjem shkurt:
Faren e Xhihadisteve ne Shqiperi e hodhi msheftas,sic din te beje cdo pune msheftas,”Sokoli” Berisha i Vicidolit me anetaresimin e vendit me vendet Islamike.Te paret qe erdhen tregoheshin qingja te bute e teper dashamires e bujar rreth ambientit ku mbijetonin,perhapur ane e mban vendit. Ma gjate te takon ty si gazetar mbasi profesioni te imponon te shkruash me lapse te zezen mbi te bardhe.Si cdo kush.Po vlera ka e verteta.
Eshte ne gen te Ilireve e Dardaneve, ketij populli te lashte Evropian qe shkon nga fryn era.
1. Hyrja ne Organizaten Islamike pa u pyetur ky milet nga diktatori xhonturk Efendi Salih.
2. Hapja e menjehershme dhe e pakontrolluar ndaj organizatave , gjoja bamirese apo fetare Islamike me origjine nga Arabia ne vecanti
3. Perpjekjet agresive te Islamikeve Wahhabi per te kapur xhamite dhe indoktrinuar besimtaret e bute muslimane shiptare.
4.Varferia dhe injoranca, TV vetem me filma Turk dhe nxitja e urrejtjes per gjysmen tjeter jo muslimane si gjoja serb a greke.
Perkrahja dhe mbeshtetja nga qeverite shiptare si nga Saliu te Edi Rama.
5.Injorimi i situates brenda dhe jashte xhamise nga besimtaret e vertete e te moderuar, mos ndeshkimi apo kritika ndaj trecerekpantallonave apo mjekrosheve
ndoshta ka dhe te tjera , ju e keni fjalen..
Per keto e ka fajin Imami Selaminexhad Berisha. Nga nje shtet e vetun ateist ne bote, na beri shteti i vetun islamik ne Euro-Atlantik. Neper sheshe te Shqiperise duke bere iftar me turko-arab dhe ne te njejtat sheshe duke I kethye bythen Europes. Sikurese qeni I terbuar qe nuk din kah mesyn. Ne shekullin 21, na zbuloj turqit dhe arabet. Miqet deshi ti beje vellezer.
Dokleati nje pergjigje per ty dhe z.Rama:
http://www.respublica.al/2015/11/17/keqkuptimi-i-vazhduesh%C3%ABm-me-an%C3%ABtar%C3%ABsimin-e-shqip%C3%ABris%C3%AB-n%C3%AB-konferenc%C3%ABn-islamike
One 15
nje pyetje per ju:
Cfare kerkon Shqiperia ne nje organizate , qe meson poligamin dhe incestin, qe trajton gruan si kope…
” ONE 15 ”
Jo nuk mundemi te I humbim Berishes “meritat”per kete veper “madheshtore”. Te lutem shiqo: Miranda Vickers, James Petiffer: ALBANIA From Anarchy to Balkan Identity. Plus me qindar burime te tjera.
Shqiperia ka nje dijetar fetar qe bota e quan djetar i shekullit. E kuptoni ku jemi neve ne qfar gjendje informimi, ai eshte Shkodrani Shejh Albani i cili migroi ne vendet arabe qe kur ishte femije. Perse asnje institucion nuk mban emrin e tij? A te vazhdoj akoma……? pastja thoni na erdhi bomba e nuk e pritem kete, faji andej faji kendej te shkretit e te varferit si musliman si te krishtere vuajne e ju dredhi cigaren neper paris me broqkulla te kolonialisteve shekullor te cilet e zbuluan arsyen e tyre e prezences se tyre ne vendet arabe ajo paska qene gjithmone isis.
Sh drejt i trajton keto ceshtje zoti Rama
Kam pershtypjen se ne thellesine e shpirtit te tyre, shqiptarizmi, e ardhmja e shqiptareve, modernizimi i vendit, hapja sa me pare e negociatave per tu bere pjestare te familjes se madhe europiane, begatia e zhvillimi i Shqiperise, jane nocione qe i demoralizojne, i semurin pa mundesi sherimi.
Nuk kane mesuar nga historia e kaluar e jona dhe e popujve te tjere, askush nuk te dhuron asgje pa te mohuar lirine tende, pa te lidhur duar e kembe me zhargonin mesjetar te civilizimit arabo-musulman.
Eshte me mire te vuajme edhe pak kohe, e te futemi fytyre çelur ne rruget e mireqenjes europiano perendimore, se sa te katandisemi perndjekes te nje kulture e feje qe asgje nuk na ka lidhur e nuk do te na lidhe asnjehere.
Shqiperia duhet te largohet sa me shpejt nga fete orientale
dhe te drejtohet famijes se qyteteruar “Europiane”
Duhet nje vullnet i forte realisht qe t zhduket kjo fare e keqe nga toka shqiptare
Rama kam frike se nuk eshte per keto pune
Shume shpejt nese situata acarohet duhet nje dore e forte ketu, jo lepurusha qe masturbohen me zyrat e bukura dhe kollaret
Keta palaço i dhane nje goditje kaq te rende Shqiperise,sa zor se ajo e merr me vehten.Keta duhen varur prej gjuhe
Xhihadistet ne Shqiperi nuk godasin sepse nuk kane arsye.
Ata duan vende te medha ku buja te jete e madhe
Sepse buja dhe zhurma u intereson atyre per te perhapur terrorin
Pra Shqiperia ka shpetuar prej kesaj, jo prej politikaneve te tredhur dhe te krekosur.
Diplomacija shqiptare duhet ne menyren absolute te shikoji vetem nga Europa , pa kthyer koken nga pas…
Ekzistenca e shtetit shqiptar u be e mundur vetem me tolerancen e te krishtereve shqiptar atyre qe nuk ishin konvertuar per ofiqe , apo atyre popullatave te ardhura nga thellesite e orientit neper territoret Ballkanike e ne rastin konkret edhe ne Shqiperi.
Te çosh politiken shqiptare drejt “konferencave islamike” eshte te cosh ujin tek politika anti-europiane, tek ajo politike qe udhehoqi vendin per 25 vjet .
Rrenjet e Shqiperise nuk jane islamike,jane rrenjet e verteta te vete Europes.
dhe nuk eshte e vertete qe eshte ceshtje e kaluar kjo e Konferences Islamike
Nuk kane munguar as ne 2014, pra vetem nje vit em pare zera si ai i ish-ministrit Mustafaj qe kerkoi “zyrtarizimin e Shqiperise ne Konferencen Islamike”
Sali Ram Edul Berisha dhe i ndjeri Azem Cub Trap Hajdari firmosen kontraten me Osman Bin Laden ne 92 prandaj eshte e veshtire se Saudi Abdullh Ali Marshalla i ka dhene Lul By..thecit 5 milion € per tramin e tiranes ku firmosi dhe Xhevahirja e Saukut.
disa qe kane komentuar intervisten e Luan Rames sot duan te na mbushin mendjen qe nuk e paskerka patur fajin shkelqesia e tij Saliu.
Dhe se “ashtu paskan qene rrethanat”.
Ah mor te mjere dhe ju o te shitur
Hyrjen ne KI Saliu nuk e beri nga koka.
Ishte pikerisht pjese e axhendes serbe , per islamizimin e trojeve arberore ! Bizantinizimi i trojeve arberore ku me Janullatos , ku me Irinej , ku me Staboll dhe kalifat , bashke me marreveshjen e Vatikanit (pse nuk ndjehet Europa kunder masakrave ndaj shqiptareve ?) ) eshte axhenda gjeopolitike kunder shqiptareve !
Nuk ka asnje kontradikte thelbesore ne sa thashe ! Duket si kontradiktore , sepse dhe “ata” perpiqen te fshehin gjurmet e tyre !
Per percaktimin e Shqiperise ndermjet Lindjes apo Perendimit e kane thene dhe percaktuar gjithe Rilindja Kombetare e Shqiperise e cila jo vetem percaktoj te ardhmen e ketij vendi, por edhe bene Shqiperine, ndaj nuk mbetet as ne dore te Saliut as edhe te ndonje tjetri sado shperblim te majme te kene marre per te larguar kete truall nga familha Europiane.
Ne radhe te pere duhet te ndajme besimtaret nga ata te islamizuar nga pushtimi Turk ,qe pamvaresisht se quheshin Mslimane nuk kane vajtur apo shkojne kurre ne xhami.
Ky fakt eshte edhe per brezin e ish viteve te gjashtedhjeta qe ritet fetare jo vetem nuk i kane
ndjekur por kane zbatuar disa rregulla baze te fese islame dhe ndjekur e festuar me ato pak mundesi festat per hir te femijeve ,por e theksoj Islami tek ne eshte ndjekur ne menyre te moderuar pra ;jo kopje e vendeve te lindjes apo te vendeve te tjera as ne veshje dhe as ne falje me prapanice perpjete.
Sot te rinjte tane ne mase e refuzojne fene e huazuar dhe nuk duan te identifikohen as edhe ne pasaporta apo ne dokumenta (shumice e cilesuar per vete natyren e veprimeve neper bote te ketyre te fundit)
Ne te gjithe zonat ,fshatrat,qytetet e SHQIPERISE JANE EDHE SOT RRENOJAT E ISHKISHAVE QYSH ME LINDJEN E KRISHTERIMIT MBI DHE dhe vendet ku kane qene emertohen me te tilla emra ,ndersa per ish xhamiat nuk ka shume ose aspak te dhena .
Atehere cduam ne ne nje koference islamike me te drejta ????
VETEM per anen ekonomike ???
Me mire ti leme bijte e nipat tane ne krenarine e tyre me koken lart packa se jo fort mire ngakjo ane (ekonomia)
Me keqardhje pame qe protestuesit ne
Maqedoni mbanin flamurin e Hamazit dhe Isisit.
Rrofte Shqiperia e Gjergj Kastriotit, Vdekje terroristeve.
SHqiptaret jan Europjane se kane lindur ne kete truall, jo sot por me mijra vite me pare se te krijohej shteti turk dhe feja islame.
Saliu eshte nje anadollak i rradhes! Hyrja e Shqiperis ne konferencen islamike do te thoshte dalje nga EUROPA.
Gazetat gabojne qe komentojne djallezi te individeve te pa perghegjshem. Shqiptaret e kuptuan qe vuajtja dhe trysnia i ka ardhur pre shkak te fese islame.
Kushdo qe ka dyshime epr kete le te mundohet te njohi sa do pak vuajtjen e asaj kohe kur arbrit braktisen Arberine per shkak te “miqve islamike”.
dakord me komentin tuaj po a e keni pyetur ndonjehere veten: A jane vertet perfaqesues te fese islame vrasesit e ISIS-it? Pse komentoni ne kete menyre duke rene preh e kurthit qe ata i kane ngritur botes?
NE SHQIPERI ME TRASHEGIMI FETARE MYSILMANE TE PLOTE JANE VETEM EGJIPTIANET, MYSLIMANET E TJERE JANE SHQIPTARE TE DETYRUAR NGA SUNDIMI OTOMAN 5OO VJECAR. SHIKONI EDHE PSE KANE KALUAR SHEKUJ JANE ME MIJERA FAMILJE SHQIPTARE QE TRASHEGOJNE MBIEMRA KATOLIKE, SI GJOKA, LLESHI, MARKU, GJONI. GJONDEDAJ, BIBA, GJOLEKA, E QINDRA TE TJERE, NE PER MYSLIMANE DUHET TE RESPEKTOJME DERI NE NJE VETEM EGJIPTIANET ( JEVGJIT) TE TJERET MUNDE TE RESPEKTOHEN SI TE HUAZUAR NE BESIMIN MYSLIMAN
Antiberishizmi nuk duhet te na verboje dhe te mos shohim se dhe qeverija e sotme abuzon me fondet publike nje favor te islamizmit.kemi si fact iftarin e shtruar ne kryeministri dhe dhenia e dy milione dollareve per kryegjyshaten etj.Ky eshte administrim I taksave tona nga pasardhesi I Berishes ,nga nje pushtet ateist
Partia me e rrezikshme do te jete parti e pellazgeve
Shyqyr qe Présidenti Holland deklaroj para parlamentit e senatit te mbledhur bashke se kjo nuk eshte nje luften qyteterimi!
Shqipet Kane lexuar nje liber te huntingtonit-kur e Kane lexuar-edhe la lamin gjithe doren per luften qyteterimi edhe pse Halla nuk e Kane kuptuar cka eshte qyteterim!
KURANI ESHTE LIBRI ME I CMUAR QE EKZISTON SOT MBI TOKE.
NJE PARTI ISLAMIKE ESHTE PARTIA QE DO TI NGREJE KOKEN SHQIPERISE.
KETO QE THOTE KY LAMASHI JANE PROPOGANDE QORRE PER NJE KOTHERE BUKE.
Duhet filluar nga vetja. Pastaj te vellai, motra, femijet e tu, pak me tej tek shoket e te tjera.
Do tju tregoj nje histori te vogel reale.
Kam nje shok te ngushte, shume te edukuar qe ka lindur ne Lushnje (krahina e Darsise) ne nje familje qe formalisht i perket besimit mysliman por praktikisht aspak besimtare. Emri i tij ishte ai i gjyshit te tij, nje emer i shemtuar tipik mysliman i cili e bente te skuqesh sa here qe i duhej te prezantohej ose kur e prezantonin te tjeret. Ishte nje diference poshteruese midis asaj qe ai donte ,ndjente e jetonte dhe emrit mysliman qe nuk e donte dhe e poshteronte padrejtesisht perdite. Menjehere pas ardhjes se demokracise i pagezoi te 2 femijet e tij ne nje nga fete e krishtera (ne ate te nenes se tyre qe natyrisht eshte dhe gruaja e tij) dhe ne moshen mbi 50 vjecare duke perfituar nga procedura ligjore e marrjes se nenshtetesise amerikane (ne jetojme ne USA) flaku tej emrin e vjeter dhe mori zyrtarisht nje emer tjeter jo mysliman dhe qe duket si emer ilir.
Jam shume afer me shokun tim dhe ndajme shume gjera se bashku. Nga tregimet gojore te te pareve te tij del se dicka me shume se nje shekull me pare,ata ne kembim te disa favoreve nderruan fene. Akoma ne fshatin e tij ruhen mbeturinat e kishes. Une mendoj se kjo ishte menyra me tipike per nderrimin e fese. Kjo eshte pergjithesisht nje histori e ngjajshme dhe per shume shqiptare te tjere te cilet per perfitime personale ose mbrojtje nderruan fene ne kohera te shkuara.
Nuk eshte se shoku im beson ne fe . Ai i shikon fete si kultura te caktuara qe kane diferenca dhe qe ne nje menyre apo tjeter ndikojne ne jeten e perditeshme, kulturen e pergjitheshme ne perparimin apo prapambetjen e kombeve apo grupeve shoqerore te caktuara. Por ai, une edhe te tjere (me siguri ne jemi shumica ) mendojme se Shqiptaret duhet te kthehen ne fene e krishtere sepse i perkasin Evropes dhe jo Azise. Kjo do te ndihmoje ne rikuperimin e vlerave te kombit tone.
rrofte kalifati i saliut dhe xenit ato jane per parti islamike radikale te degjeneruar
Erdhi momenti te kerkojme nje Enver Hoxha tjeter per te shpetuar atdheun tone nga fara e keqe qe instaloi muxhahedini Qen Berisha.