Komisioni i Ligjeve shqyrton dekretet e Presidentit, opozita largohet

redaktor

Komisioni i Ligjeve do të zhvillojë sot një seancë dëgjimore për tre dekretet e presidentit Nishani për në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese. Deputetët do të japin vlerësime për emërimin e Xhezair Zaganjorit në Gjykatën e Lartë dhe emërimin e Besnik Imerajt dhe Gani Dizdarit në Gjykatën Kushtetuese.

Në një letër të kreut të Kushtetueses Bedri Dedja, drejtuar Komisionit lidhur me punën e Zaganjorit, ai shprehet: “Zaganjori është një ndër anëtarët e kësaj gjykate me reputacion shumë të mirë moral dhe profesional, është jurist i shquar dhe me përvojë të madhe në fushën e së drejtës kushtetuese. këto cilësi i ka dëshmuar më së miri gjatë karrierës së tij si gjyqtar dhe në fushën akademike.”

Ndërsa Gjykata e Lartë ka paraqitur një letër me datat e emërimit të Imerajt dhe Dizdarit në këtë detyrë.

Share This Article
1 Comment
  • Shikoni se sa i pa varur ka qene Zaganjori kur do e zgjidhnin president.Ja shperbleu Sala lojen qe beri me farsen e presidentit.Sic ja shperbleu Ristanit me vjedhjen e votave e nje sere buykuroshave e bukuraneve te tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *