Letra prekëse e gazetarit francez, bashkëshortja e të cilit u vra gjatë sulmit terrorist

Saimir Lleshi

Një prej 129 viktimave në Paris ishte edhe bashkëshortja e gazetarit francez, Antoine Leirs.

Në një letër publike, ai thotë se nuk trembet nga terroristët dhe letra ua drejton atyre simbolikisht.

Letra e publikuar në rrjetet sociale titullohet: “Nuk do ta keni urrejtjen time”.

 

Letra:

“Të premten mbrëma keni vjedhur jetën e një qenie të veçantë, dashurinë e jetës time, nënën e djalit tim por nuk do ta keni urrejtjen time. Nuk e di se kush jeni dhe as që dua ta di, ju jeni shpirtra të vdekur. Nëse Zoti për të cilin vrisni verbërisht na ka krijuar sipas imazhit të tij, çdo plumb në trupin e gruas time do të ishte një plagë në zemrën e tij.

Kështu që jo,  nuk do ua jap kënaqësinë e të urryerit. Ju këtë kërkoni, por t’i përgjigjesh urrejtjes me zemërim do të ishte e njëjta injorancë e asaj që u ka bërë këta që jeni. E dëshironi frikën që të më bëjë t’i shikoj bashkëvendësit e mi me sy dyshues, që të sakrifikoj lirinë për sigurinë time. Keni humbur!

E pashë këtë mëngjes. Në fund, pas net e ditë pritjeje. Ishte po aq e bukur sa atë të premte në mbrëmje kur doli, po aq e bukur sa në kohën kur çmendurisht rashë në dashuri me të para 12 viteve. Sigurisht që jam i rraskapitur nga mërzia, po ua pranoj këtë fitore të vogël, por do të jetë jetëshkurtër. E di që ajo do të na shoqërojë dhe që do të takohemi në parajsën e shpirtrave në të cilin ju kurrë nuk do të hyni.

Ne jemi dy, unë dhe im bir por jemi më të fortë se të gjitha ushtritë e botës. Madje, nuk kam më kohë për t’ju dedikuar sepse duhet t’i bashkëngjitëm Malvilit, i cili do të zgjohet tashmë. Ai është 17 muajsh, do të ushqehet çdo ditë dhe do të lozim çdo ditë dhe tërë jetën. Ky djalë i vogël do t’ju përbuzë duke qenë i lumtur dhe i lirë. Sepse, ju as urrejtjen e tij nuk do e keni”.

Share This Article
2 Comments
  • SA LETRA PREKESE KANE BERE PRINDERIT, FEMIJET, GJYSHET E GJYSHERIT E PALESTINES NDER DEKAKA PER KRIMET MAKABRE TE CIFUTERISE NDAJ TYRE.

    KU KENI QENE O GAZETERER.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *