Sinanaj ndryshon dëshmi për shpërthimin në shtëpinë e Kollozit

redaktor

Procesi ndaj bandës së tritolit, e drejtuar nga shtetasi Julian Sinanaj ka marrë një kthesë të fortë.

Pasi akuzoi disa herë Policinë dhe Prokurorinë se nuk po arrestonte persona për të cilët ai kishte dhënë informacion se ishin përfshirë në krime të ndryshme, Sinanaj ka bërë kthesë duke mos bashkëpunuar më me drejtësinë.

Madje, Sinanaj tashmë ka ndryshuar dëshminë duke mohuar disa krime për të cilat më parë kishte pranuar autorësinë.

Një prej ngjarjeve lidhet edhe me shpërthimin e një sasie tritoli pranë banesës së ish-kryetarit të Partisë Demokratike në Vlorë, Ardian Kollozi.

Gjatë procesit të gjykimit në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Sinanaj mësohet se ka hedhur poshtë dëshminë paraprake, duke deklaruar se nuk ka dijeni për këtë ngjarje.

Përballë kësaj situate, gjykata pritet ta ballafaqojë Sinanajn me dëshmitë e regjistruara më parë. Aktuasliht Sinanaj gëzon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Share This Article
4 Comments
  • Sinjal shume I keq,i manipulimit te ketij procesi,,,,nga shefat e vertete,me ofiqe shteterore,te vrasesit me parapagim Julian Sinanaj.

  • CFARE TE BEJE KY I SHKRETI.

    E DEKLAROI SE VRASESI I GJYQETARIT NE VLORE DHE I SIRIANIT TEK AMBASADA AMERIKANE ESHTE NE PARLAMENT DHE NUK U LA GURE PA U LEVIZUR PER TI MBYLLUR GOJEN.

    NE KETO KUSHTE KA PRANUAR “DOREN E NDIHMES” QE I KA DHENE PARLAMENTI YNE KRIMINAL.

  • Sa ka si puna e ketij ..qe pranojne faje qe nuk i kan bere …….ka prokurore dhe gjykatesa qe plotesojne egot esemura te atyre bajgave qe kan paret ….Mos i hengshin o zot ..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *