Pasagjerja tenton të hapë derën e avionit Londër-­Boston, arrestohet

Dita

Një person është ndaluar gjatë fluturimit të një avioni të linjës “British Airways” në drejtim të Bostonit, bën të ditur policia amerikane.

Njoftimi është dhënë nga policia e Masaçusetsit nëpërmjet “Tuiterit”, ku thuhet se personi në fjalë, një femër, do të mbahet në arrest.

Por mbetet e paqartë se për çfarë akuzohet gruaja, identiteti i të cilës nuk dihet. Administrata Federale e Aviacionit tha se pasagjerja është përpjekur të largohet nga avioni nëpërmjet një dere.

Dyshohet se ajo po përpiqej të arrinte te kabina. Një zëdhënës i kompanisë ajrore tha se stafi në avion kishte kërkuar ndihmën e policisë për shkak të një “pasagjereje të pabindur” në bord.

Megjithatë, kontrollorët e transmetimeve të trafikut ajror thanë se piloti nuk kishte shpallur gjendjen e emergjencës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *