Gardhet në Evropë shtohen, Maqedonia “ia vendos” Greqisë

Saimir Lleshi

Pas Austrisë, Sllovenisë, Hungarisë dhe disa vendeve të tjera, edhe Maqedonia ka vendosur të ngrejë “mure” kundër emigrantëve në kufirin me Greqinë.

Qeveria maqedonase ka vendosur të rrethojë me tela me gjemba vijën e saj kufitare me Greqinë.

Kamionë të shumtë me tela janë drejtuar drejt zonave në fjalë. Kryeministri i Maqedonisë ka shprehur shqetësimin lidhur me paralajmërimet e shteteve fqinje se do t’i mbyllin kufijtë e tyre, me qëllim të uljes së valës së refugjatëve.

“Ushtria ka marrë detyrë që tw përgatisë terrenin. Pason periudha e dimrit dhe do të jetë shumë e vështirë në dhjetor dhe në janar, po qe se do të jetë e nevojshme, të vendosen barriera të caktuara. Ndërkohë, ushtria do tw bëjë përgatitjet e duhura dhe ashtu si do të shkojnë punët në Evropë, edhe ne do të reagojmë në mënyrën përkatëse”, ka thënë Nikolla Gruevski.

Sipas Gruevskit, “tani për tani, kjo masë nuk do të ndërmerret, por janë duke u bërë përgatitjet për këtë gjë, siç janë pastrimi i terrenit, gërmime dhe nëse do të ketë nevojë të vendosen edhe shtylla”.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *