Morten Olsen largohet nga posti i trajnerit të Danimarkës, pas 15 vjetëve në detyrë.
Vendimi erdhi pas eliminimit të skuadrës së tij nga Suedia në ndeshjet play off të Euro 2016.
Në Mars të këtij viti, 66 vjeçari kishte bërë të ditur se do të largohej nga detyra në momentin kur kontrata e tij përfundonte, me mbylljen e fushatës kualifikuese.
Menjëherë pas eliminimit me rezultatin e përgjithshëm 4-3, Olsen konfirmoi largimin e menjëhershëm nga stoli.
“Njoftova futbollistët se në bashkëpunim me Federatën Daneze aventura ime përfundoi. Paraqitjet tona gjatë muajve të fundit nuk kanë qenë në nivelet e pritura”.
Olsen që regjistron 102 ndeshje si futbollist me Danimarkën nga viti 1970 deri më 1989, mori drejtimin e përfaqësueses menjëherë pas Euro 2000.
Me të në krye të stolit, Danimarka është kualifikuar në katër evenimente madhore. Skuadra ka marrë pjesë në Botërorin 2002 dhe 2010 dhe në Euro 2004 si edhe Euro 2012.
Danezët nuk arritën të siguronin një biletë për evenimentin e verës së ardhshme në Francë, pasi u renditën të tretët në Grupin I, pas Portugalisë dhe Shqipërisë, ndërsa humbën në fazën play-off.
“Të dhëmb kur një rrugëtim prej më tepër se 35 vjetësh si lojtar dhe trajner përfundon në këtë mënyrë. Por, më tepër më vjen keq për ekipin e Danimarkës dhe për tifozët. Ndihem bosh rreth kësaj ndeshje me Suedinë”.
Rrjetat në minutat e fundit nga Poulsen dhe Vestergaard i dhanë Danimarkës barazimin 2-2, ndërsa Suedia kishte fituar 2-1 sfidën e parë në Stokholm. Pas largimit të Olsen, Federata Daneze e Futbollit theksoi se shpreson që trajneri i ri të emërohet përpara fundit të vitit.

Vertete eshte per te ardhur keq…por ky Olseni ishte racist dhe aspak qytetar.Kujtojme ofezat qe perdori ndaj shqiptareve, kur e gjunjezuam me merite ekipin danez.Shume mire i behet.
Me keto eliminatore, i “hengrem” ca koka trajneresh.
Ky ishte i parafundit…!
I fundit dorehiqet ne France 2016!
platini dhe olsen si racist kunder te drejes kuq e zi, ku olsen i shau shqiptaret dhe platini na hoqi 3 pike dhe na uli golavarzhdin -3,u larguan me hakun e zotit,me turp danimarka dhe olsen si dhe platini nuk u perzgjodh konkurent per FIFA-n
platini dhe olsen si racist kunder te drejtes kuq e zi, ku olsen i shau shqiptaret dhe platini na hoqi 3 pike dhe na uli golavarzhdin -3,u larguan me hakun e zotit,me turp danimarka dhe olsen si dhe platini nuk u perzgjodh konkurent per FIFA-n
Olsen nuk i ka share shqiptaret. Pse genjeni?
Olsen shau talebanet shqipfoles dhe aty pati shume te drejte.
Respekt per danezet, qe si ne kulture dhe qyteterim na e kalojne.
Platini matrapazi ti je Francez por je kakaroch, ne sna rruhet as per ty dhe as per Olsen. Ju u munduat te na ulni, por Lausane dhe Shqiperia ua preu hovin.
Fuck you both.
Long live U.S.A OF ALBANIA GJITHASHTU.