Sulmi në Paris, valë urrejtjeje dhe incidente të shumta ndaj xhamive në SHBA

Saimir Lleshi

Disa xhami janë dëmtuar dhe një numër i madh krimesh me bazë urrejtjen janë kryer në shumë shtete amerikane ndaj myslimanëve.

Këshilli mbi Marrëdhëniet Amerikano-Islame (CAIR), një organizatë e të drejtave civile, tha të hënën se kishte dokumentuar së fundmi “vandalizëm, kërcënime dhe urrejtje [incidente]” në Massachusetts, Florida, Teksas, Kentucky, Virginia, Nebraska, Tennessee, Ohio dhe Nju Jork.

Vala e incidente nisi kur të paktën 27 guvernatorë, 26 prej të cilëve nga krahu i djathtë republikanë dhe vetëm një demokrat, deklaruan se do të bllokojnë hyrjen e refugjatëve sirianë, pas sulmeve vdekjeprurëse në Paris të premten mbrëma.

Në një incident në Omaha të shtetit të Nebraskës, ishte pikturuar me spraj në një xhami kulla Eifel e Parisit.

Ndërkohë në Teksas, kur besimtarët shkuan për lutjet e mëngjesit, gjetën një Kuran të grisur në dyert e xhamisë.

Qendra Islamike në Florida, mori kërcënime me zë vetëm disa orë pas lajmit të sulmeve të Paris. Sipas CAIR, një xhami tjetër në Florida, vendndodhja e të cilës nuk është bërë publike, ka marrë kërcënime të ngjashme. Një telefonues u zotua për “bombë” xhamisë.

Në Portland, Oregon, protestuesit u mblodhën jashtë një lokali dhe përqeshën besimtarët kur ata mbërritën për lutje. Ata i quajtën anëtarët e komunitetit Ahmedia (komunitet brenda Islamit) si “frikacakë”, dhe se ata do të “shkojnë në ferr”.

Të martën, një shofer Uber në Charlotte, të Karolinës së Veriut tha se u godit me grushte dhe u kërcënua me vdekje nga një pasagjer i cili e etiketoi shoferin si mysliman. /Dita/

Share This Article
3 Comments
  • Nje gje me cudit , myslimamet qe jetojne ne Amerike dhe kudo ne vendet perendimore qe jane shtetas ne keto vende per shume vite gezojne te drejta njelloj kane bisnese. si nuk dalin ne nje demostrate paqesore kunder Isis ose kunder vrasjeve Cfare i pengon keta njerez apo me zemer jane te njejte ?

    • sepse nuk ka sulmuar Izraeli apo Amerika, por kane sulmuar lloji i tyre, dhe kur ndodh kjo ata heshtin, por ama kur sulmon Izraeli ose Amerika, derdhen shesheve, kjo mik i dashur quhet hipokrizi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *