Debati për lojërat e fatit, Xhafaj: Të mbyllen! Majko: Të shtyhet largimi nga qytetet

Saimir Lleshi

Qeveria ka vendosur të shtyjë edhe me një vit vendimin për të nxjerrë jashtë qyteteve lojëra e fatit, kryesisht kazinotë.

Propozimi është bërë nga deputeti socialist, Pandeli Majko, i cili kërkoi që afati të shtyhet për më 31 dhjetor të vitit 2017, ndërsa afati i mëparshëm ishte 31 dhjetori i vitit 2016.

Në komisionin parlamentar të Ligjeve është diskutuar neni përkatës, ku e pranishme ishte edhe zv/ministrja e Financave, Irena Beqiraj, e cila sqaroi se brenda qyteteve do të jenë vetëm bastet sportive.

Por, kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj tha se zgjidhja e vetme është mbyllja e tyre. Kjo do të shkaktonte qindra të papunë, thotë zëvendës ministrja. Ligji është dërguar në Kuvend prej 6 muajsh, ndërsa u miratua vetëm me votat e mazhorancës. Fatmir Xhafaj abstenoi. Kujtojmë se në Tiranë janë 12 kazino dhe katër bingo të licencuara.

Debatet:

Xhafaj: Çfarë problemi ka që ta pengojë qeverinë të vendosë një moratorium për lojërat e fatit, e t’i mbyllë plotësisht lojërat e fatit? Vetëm kështu mund t’i disiplinojmë lojërat e fatit!

Beqiraj: E kemi diskutuar por tashmë është industri e ngritur që punëson disa njerëz. Nëse do të vendosim moratorium do të ishte një vendimmarrje ekstreme. Është një industri botërore jo  shqiptare. Lojërat e fatit janë edhe në Evropë dhe me këtë projektligj duam ta kthejmë nga plagë sociale në mjet argëtimi, ta disiplinojmë me ligj. Ka rreth 5600 të punësuar

Xhafaj: Lotaria kombëtare nuk ka shumë punonjës pse duhet lënë. Është problem financiar apo social për vendet e punës që mbylleshin.

Beqeiraj: Problemi social nuk zgjidhet me masa drastike. Në këtë industri janë investuar para nga bizneset. Marrja përsipër e mbylljes totale të tyre mund të zgjidhte plagën sociale por do të sillte një problem ekstrem

Beqiraj: Me ketë ligj mundohemi ta kufizojmë pa marrë vendim ekstrem. Të ardhurat në vitin 2013 kanë qenë 3.6 miliardë dollarë në 2014-ën 5.4 miliardë lekë. Ligji ndryshon metodën e taksimit. Taksim i do të jetë mbi fitimin bruto, çka do sjellë më shumë të ardhura . Në Tiranë ka 4 licenca bingo dhe 12 kazino. Kryesisht lejen e kanë pasur pa afat. Çdo lojë fati online do jetë e lidhur me njësinë, ne do shohim sa është xhiroja dhe në bazë të saj do të taksohet

Bylykbashi: Pse s’i hiqni të gjitha lojërat e fatit jashtë qyteteve?

Beqiraj: Po heqim kazinotë, kemi lënë bastet sportive me distancë 200 metra nga qyteti.

Bylykbashi: Pse ka preferncialitet dhe klientelizëm? Ata që kanë kohë të caktuar nuk ndërpritet…

Beqiraj: 1 vit kohë të lëvizin nga qendra e qyteteve.

Majko: Mos është e nevojshme ta shtyni me 1 vit, pra nga 31 janari 2016 në 31 janar 2017 lëvizjen e kazinotë në zonat turistike?

Beqiraj: Ky do afat do të rishikohet.

/Dita/

Share This Article
1 Comment
  • Llafe bosh dhe su be asgje problemi shtyhet te zgjidhet me vone. Qeveri shume inepte qe sben dot as shurren pas e ndihmoj njeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *