Quhet Captagon dhe kushton nga 5 deri në 20 dollarë. Konsiderohet si “droga e xhihadistëve”. Bëhet fjalë për një përzierje të amfetaminës me kafeinën dhe disa substanca të tjera.
Eleminon totalisht frikën dhe dhembjen dhe jep një ndjenjë të lartë euforie. Fillimet e saj kjo drogë i pati gjatë Luftës së Gjirit por prej disa vitesh prodhohet vetëm në Lindjen e Mesme ku përdoret nga luftëtarët, kryesisht xhihadistë. Kjo drogë përdoret nga çdo luftëtar i Shtetit Islamik për t’u dhënë zemër për të kryer masakrat e tyre dhe për të mposhtur frikën. Të njëjtën drogë ka ëprdorur edhe Seifeddine Rezgui, xhihadisti 24vjeçar që vrau 38 turistë në Tunizi.
Për herë të parë droga u prodhua në vitet ’60 por u ndalua përdorimi nga OBSH në vitet ’80. Gjatë lindjes së ISIS kjo drogë nisi të përdoret gjerësisht. Në 2012 nga katër tonë që shitej në Lindjen e Mesme, kjo shifër shkoi në 11 tonë.
Hetuesit po verifikojnë nëse shiringat që u gjendën në apartamentin e terroristëve në Paris janë përdorur pikërisht për të injektuar Captagonin, drogën që vret frikën.
